sport

Xhaka pyetet se kush duhet të jetë asistent në Kombëtaren e Zvicrës, e tregon emrin

Federata Zvicerane e Futbollit është në kërkim të një asistenti për kombëtaren pas largimit të Vincent Cavin.

Kombëtarja po kërkon një asistent para se të fillojnë ndeshjet për Kampionatin Evropian dhe kapiteni Granit Xhaka ka porpozuar Stephan Lichtsteiner si njeriun kyç për këtë pozitë, raporton Sinjali.

Të lidhura

None found

“Sigurisht që do të ishte një avantazh nëse dikush me përvojë në nivelin më të lartë mund të na bashkohej. Një ish-lojtar që e di saktësisht se çfarë po ndodh brenda dhe jashtë një kombëtareje. Dikush me veshë dhe sy të hapur, që komunikon, i cili mund të jetë një person shtesë kontaktues kompetent për lojtarët – dikush që gjithashtu na korrigjon nëse diçka nuk shkon”, thotë Xhaka në një intervistë për agjencinë e lajmeve Keystone-SDA.

Xhaka thotë se Stephan Lichtsteiner do të plotësonte kërkesat:

“Ai do të ishte një zgjidhje e shkëlqyer për ekipin tonë. Ai e di se si të fitojë dhe çfarë duhet për të qenë i suksesshëm”, tha ai.

Lojtari kryesor nga lideri i Bundesligës, Bayer Leverkusen, Xhaka tha se pse të mos jetë Lichtsteiner asistent në Kombëtaren Zvicerane.

“Steph gëzon reputacionin më të lartë brenda dhe jashtë vendit, ai është plotësisht i respektuar kudo. Eksperiencën e parë si trajner aktualisht po e merr në Bazel. Pra, pse jo”, tha Xhaka. /GazetaSinjali/

Tags: Granit Xhaka

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

1 hour ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

3 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

3 hours ago