Categories: sport

Granit Xhaka bashkohet sërish me Sunderlandin dhe u drejtohet tifozëve me fjalë zemre

Pas rikthimit në stërvitje me skuadrën angleze, Granit Xhaka u ka përcjellë një mesazh emocional mbështetësve të Sunderlandit.

Të lidhura

None found

Mesfushori shqiptar që mban pasaportë zvicerane u vu të enjten nën urdhrat e ekipit, pasi përfundoi pushimin e marrë pas angazhimeve me Kombëtaren e Zvicrës në Kupën e Botës.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaka, një prej liderëve të Sunderlandit, shprehu mirënjohjen ndaj tifozëve për përkrahjen e tyre dhe konfirmoi se është gati për sezonin e ri.

Ai shkroi se skuadra dhe tifozët ndërtuan kujtime që do t’i shoqërojnë përgjithmonë, duke veçuar atmosferën, pasionin, mbrëmjet nën ndriçimin e stadiumit dhe këngët e të gjithëve në një zë si momente që të risjellin arsyen përse e dashuron këtë lojë.

Xhaka i falënderoi mbështetësit që besuan dhe që nuk u ndanë nga ekipi në asnjë pjesë të rrugëtimit. Sipas tij, tashmë nis një sezon tjetër, me ëndrra e sfida të reja, por me të njëjtin simbol dhe të njëjtin pasion.

Mesfushori bëri thirrje që çdo çast të çmohet, që të gjithë të luftojnë për njëri-tjetrin dhe që sezoni i ardhshëm të jetë më i mirë se ai i mëparshmi, së bashku dhe gjithmonë.

Në sezonin e ri pritet që Xhaka të mbajë një rol të rëndësishëm në skuadër, ndërsa këtë verë ai hodhi poshtë mundësinë e një transferimi te Chelsea.

të fundit

Erald Maksuti pas barazimit me Spanjën: “Kënaqësi të luash kundër tyre”, mbrojtja pika më e fortë e Shqipërisë U-21

Erald MaksutiErald Maksuti ishte një ndër protagonistës që rrëfeu ndjesitë pas përballjes me Spanjën [...]Read More...

55 seconds ago

E bija më tha, mos na e prish rendin…”, vëllai i Jakup Krasniqit i pakënaqur që nuk iu lejua takimi

Vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kreut të UÇK-së që sot po qëndron në vizitë në Kosovë, iu është mohuar vizita te…

9 minutes ago

Pensionistët në Durrës presin në radhë, në sportele u thonë: Nuk ka para, kthehuni nesër

Radhë dhe pritje të gjata përsëriten çdo ditë në filialin e Postës Shqiptare në zonën e Plazhit në Durrës, ku…

11 minutes ago

Zbulohen armë gjuetie dhe municione në Begnishtë të Kavadarit, arrestohet 51-vjeçari

MPB Maqedoni njofton se dje (17.11.2026), në orën 09:40, nëpunës policorë të NJPB Kavadar e privuan nga liria C.D. (51)…

12 minutes ago

Flick i mbyll derën katër transferimeve pa pagesë nga Premier Liga te Barcelona

Hansi Flick ka refuzuar mundësinë e transferimit të katër futbollistëve të njohur të Ligës Premier te Barcelona për verën e…

14 minutes ago

Milani në pritje të Bruno Fernandes, refuzon rinovimin me Unitedin

Milani vazhdon të jetë i interesuar për transferimin e Bruno Fernandesit nga Manchester Unitedi, ndërsa situata kontraktuale e mesfushorit portugez…

15 minutes ago