Granit Xhaka, emri në krye të titujve mediatikë kudo nëpër botë, është lideri kryesor i kësaj kombëtareje, por edhe Arsenalit.
Xhaka ra përsëri në qendër të vëmendjes në ndeshjen ndaj Serbisë, ku lojtari shqiptar nga Kosova u përplas dy herë me lojtarët serbë.
None found
Ai ka qenë i pranishëm në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes ndaj Portugalisë e cila do të luhet sot në mbrëmje në orën 20:00. Xhaka iu rikthye edhe një herë sfidës ndaj Serbisë.
“Ajo ndaj Serbisë ishte një ndeshje me shumë emocione, por nervozizmi, adrenalina dhe gëzimi janë pjesë e futbollit. Të premten zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer, e dinim se Serbia ishte shumë e rrezikshme, por pavarësisht vështirësive, ishte një fitore e merituar. Sidoqoftë, ajo ka kaluar dhe kemi punuar shumë për sfidën e radhës”, tha Xhaka, ku më pas u ndal te përballja ndaj Portugalisë.
“Kur kemi nisur këtë aventuraë nuk kemi vendosur kufij apo objektiva. Dëshira jonë është që të avancojmë sa më shumë. Jemi të lumtur për gjithçka që kemi bërë, por nuk duam të ndalemi me kaq. Synojmë t’i krijojmë probleme Portugalisë dhe jemi të bindur se mund t’ia dalim”, tha lideri shqiptar./h.ll/albeu.com
Demokrati Chris Pappas ka fituar garën për një vend në Senatin amerikan, duke siguruar 56.3% të votave në shtetin e…
Miliarderi Elon Musk ka reaguar me ironi ndaj rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, ku demokratët siguruan…
Sot, por nga ora 20:00 në kuadër të kësaj gare, luan edhe kampionia e Kosovës, Trepça që është pjesë e…
Një 53-vjeçar nga Bulqiza është gjetur i pajetë ditën e djeshme në malin e Bulqizës, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar…
Tre republikanët greko-amerikanë nga Florida, Gus Bilirakis, Mike Charidopoulos dhe Jimmy Patronis, kanë siguruar rizgjedhjen në Dhomën e Përfaqësuesve të…
Ish-presidenti amerikan, Barack Obama, ka reaguar pas rezultateve të zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA, duke theksuar se qytetarët…