Categories: kosovë

Inaugurohet lapidari kushtuar Jakup Krasniqit në Negroc – i biri: Drejtësia do të triumfojë

Të enjten, në hyrje të fshatit Negroc të Drenasit, është inauguruar një lapidar kushtuar ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në vendlindjen e tij.

Gjatë ceremonisë u zbulua edhe mbishkrimi me tri shkronjat “UÇK”, i cili është vendosur në krye të obeliskut.

Të lidhura

None found

Në objektin përkujtimor, portreti i Jakup Krasniqit është vendosur përballë fotografisë së komandantit legjendar të UÇK-së, Adem Jashari.

Ky përurim shërben si një nderim për figurën e Krasniqit, i cili së bashku me ish-udhëheqësit e UÇK-së ndodhet aktualisht në paraburgim në Hagë, ku po gjykohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Kthimin e Krasniqit në Kosovë dhe të gjithë të tjerëve që ndodhen në Hagë e ka uruar djali i ish-kryekuvendarit, Altin Krasniqi, duke theksuar se beson plotësisht në triumfimin e drejtësisë.

“Shpresoj dhe besoj se drejtësia do të triumfojë dhe të gjithë çlirimtarët do të kthehen sa më parë në atdheun e tyre, pranë familjes dhe njerëzve të tyre. Faleminderit nga zemra të gjithëve”, përfundoi ai.

Më tej, Altin Krasniqi vlerësoi mbështetjen e madhe për familjen dhe tha se kjo përkrahje i jep forcë për të vazhduar tutje.

“Në emër të familjes sonë, ju shprehim mirënjohje të thellë për mbështetjen, respektin dhe vlerësimin që ia keni dëshmuar vazhdimisht familjarit, kushëririt dhe mikut tuaj, Jakup Krasniqit. Për ne, kjo mbështetje ka një domethënie të veçantë. Ajo na jep forcë dhe na dëshmon se respekti, solidariteti dhe mirënjohja e njerëzve mbeten të palëkundura edhe në kohët më të vështira”, tha ai.

Edhe kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, u shpreh i bindur në pafajësinë e Krasniqit dhe ish-krerëve të tjerë në Hagë.

“Baci Jakup ka dhënë kontribut shumë të çmuar në shtet-ndërtimin, çlirimin e vendit, dhe tash po përballet padrejtësisht në Gjykatën e Hagës, dhe unë personalisht shpresoj me binde të madhe që Apeli do të lirojë heronjtë tani, Baci Jakup, Hashimi, Kadria, Rexha, Cali dhe të tjerët janë heronj në lirisë së Kosovës dhe janë ata të cilët nuk kanë bë asnjë krim por e kanë ruajt e kanë mbrojte, mbështet popullin tonë”, ka thënë Lladrovci.

Ai nënvizoi se fshati ka dashur ta nderojë Krasniqin dhe të bëjë të ditur për të gjithë se Negroci është vendlindja e tij, ku ai ka lindur, është rritur dhe ka dhënë gjithë kontributin e tij.

Lladrovci shtoi se Krasniqi është hero i mbarë Kosovës.

Kryetari i Drenasit tregoi gjithashtu se si e kishte njohur Jakup Krasniqin.

“Unë Bacin Jakup e kam njohur përpara se ta njohë fizikisht, e kam njohur nga aktivitetet për përkushtimin për lirinë e Kosovës. Para se me dal në burg ishte njohur me Adem Jasharin, me Saminë me Fadilin Nurën, me shumë shokë ku kisha dëgjuar edhe prej Ilaz Kodrës edhe Fadilit se ata e kishin pas mësues në Skenderaj, arsimtar të Historisë, kisha dëgjuar se sa njeri i mirë, njeri patriot dhe i përkushtuar është baçi Jakup”, ka thënë ndër të tjera Lladrovci.

Përurimi i lapidarit dhe simbolit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u realizua 2 ditë para festës së 28 Nëntorit.

Jakup Krasniqi, ish-zëdhënës i UÇK-së, qëndroi javën e kaluar për 4 ditë në Kosovë për të vizituar familjen e tij për shkak të gjendjes shëndetësore të bashkëshortes, dhe më pas u kthye në Hagë.

të fundit

Goditje e fuqishme ndaj krimit të organizuar në Kosovë: tre të arrestuar dhe mbi një milion euro pasuri e sekuestruar

Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka realizuar një aksion kundër krimit…

23 seconds ago

Temu commits to changing trade practices in Europe, EU against fake discounts and misleading offers

Platforma e njohur e blerjeve online Temu ka marrë përsipër të përshtatë një sërë praktikash tregtare me legjislacionin europian për…

7 minutes ago

Accused of money laundering from narcotics trafficking, SPAK sends 10 people to trial (names)

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka dërguar për gjykim 10 persona, të akuzuar për pastrim…

7 minutes ago

Well-known presenter dies in accident, only hours after celebrating 31st birthday

Një aksident tragjik i ka marrë jetën prezantueses së njohur televizive nga Azerbajxhani, Ada Suleyman, vetëm pak orë pasi kishte…

8 minutes ago

Serbia sets December 27, 2026 as the date for presidential elections

Serbia do të zhvillojë zgjedhjet presidenciale më 27 dhjetor 2026. [...] Read More... The post Serbia cakton 27 dhjetorin 2026…

8 minutes ago

Request to the Ministry of Justice: change the slogan “Report violence” during the Days of Activism against Violence against Women

Shoqëria civile ka kritikuar Ministrinë e Drejtësisë, duke thënë se përderisa në nivel ndërkombëtar kampanja e Ditëve të Aktivizmit kundër…

9 minutes ago