Categories: sport

Xhaka flet hapur pas periudhës së vështirë: Do të gënjeja po të thosha se jam mirë

Zvicra siguroi fitoren e parë në fazën e grupeve të Kupës së Botës, pasi triumfoi ndaj Bosnjës me shifrat 4-1. Golin e fundit të takimit e realizoi Granit Xhaka nga pika e bardhë.

Pas përfundimit të ndeshjes, në kampin helvetik mbizotëronte një atmosferë optimiste. Kapiteni Granit Xhaka foli jo vetëm për suksesin ndaj Bosnjës, por edhe për kritikat që e kanë shoqëruar në ditët e fundit.

Të lidhura

None found

Duke komentuar paraqitjen e skuadrës, mesfushori shqiptar tha se ishte shumë i kënaqur me reagimin e ekipit.

“Nëse duhen lëvdata, atëherë do t’ia jap ekipit. Nëse është e nevojshme të kritikohet, do ta bëj edhe këtë. Sot pamë një Zvicër të fortë. Ishim një njësi, me dhe pa top. Bëmë punën e pistë dhe fituam duele të rëndësishme. Luajtëm shumë mirë për 90 minuta”, deklaroi Xhaka për SRF.

Ai vuri në pah edhe rolin e futbollistëve që u futën nga stoli, duke nënvizuar se rezultati arrihet vetëm kur funksionon i gjithë grupi.

“E dinim se duhej të funksiononim si një ekip. Kemi cilësi individuale, por sot edhe ata që hynë gjatë lojës bënë diferencën. Na duhet çdo lojtar. Duhej të ishim të përgatitur mendërisht, edhe nëse nuk luanim nga minuta e parë”, shtoi ai.

Xhaka u ndal më pas te kritikat e fundit në adresë të tij, duke pranuar se disa gjëra e kanë prekur, por duke theksuar se për të mbështetja e skuadrës mbetet gjëja më e rëndësishme.

“Njerëzit e dinë se kush jam. Unë e kritikoj veten para se të kritikoj dikë tjetër. Gjithçka që them interpretohet ndryshe, por nuk di të jem ndryshe. Zvicra mund të jetë krenare që ka një lojtar me 148 paraqitje për kombëtaren, që luan me krenari të pastër për këto ngjyra. Ndoshta kam nevojë për këtë, të provokoj pak. Për mua ka rëndësi që ekipi të jetë pas meje. Gjithçka tjetër nuk më ka interesuar kurrë”, tha ai.

Mesfushori pranoi gjithashtu se periudha e fundit nuk ka qenë aspak e lehtë për të.

“Do të gënjeja nëse do të thosha se gjithçka ishte mirë. Më dhembin disa gjëra, sepse ka gjëra që nuk i kuptoj. Janë shkruar shumë dhe një artikull i madh para dy ditësh nuk kaloi pa u vënë re. Por unë mund të ndikoj vetëm në atë që ndodh në fushë. Nuk kam ndjesinë se qoftë edhe një për qind e ekipit nuk është pas meje”.

Në përmbyllje, kapiteni i Zvicrës e bëri të qartë se fokusi i tij mbetet i pandryshuar. “Unë jam këtu për suksesin dhe do të vazhdoj ta kërkoj atë për aq kohë sa do të jem këtu”, përfundoi Xhaka.

të fundit

Gjakova Basic Prosecution Office resolved 2,328 cases in 2025 with just 10 prosecutors

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka funksionuar me vetëm 10 prokurorë gjatë vitit 2025, ndërsa ka zgjidhur gjithsej 2 mijë e…

29 seconds ago

At Sheholli hearing, Rashiq recounts threats received by associates: Caller posed as BIA employee

Fatmir Sheholli, në seancën e parë dëgjimore ndaj tij, është deklaruar i pafajshëm për veprat penale “Spiunazhi” dhe “Shantazhi”. Në…

51 seconds ago

Arben Gashi responds to Nenad Rašić: “What I said is true

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, i është kundërpërgjigjur ministrit në detyrë për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, pas deklaratave të…

1 minute ago

DUI denounces exclusion in sports: Albanians receive only 7.51% of scholarships

Shifrat e Ministrisë së Sportit për ndarjen e stipendioneve “Shpresë Sportive” flasin më qartë se çdo deklaratë për barazinë e…

2 minutes ago

Fire on Mount Tërbun spreads rapidly, flames approach Puka, aerial intervention requested

Situata me zjarret në Malin e Tërbunit në Pukë ka marrë përmasa kritike duke dalë plotësisht jashtë kontrollit. Flakët, e…

3 minutes ago

Kim Mehmeti: Rama feels closer to Belgrade than Pristina, “Open Balkan” serves Serbia

Publicisti Kim Mehmeti ka lëshuar kritika të forta ndaj kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, duke deklaruar se ai ndihet më…

4 minutes ago