Ronald Araujo është bërë një nga shtyllat mbrojtëse të Barçës dhe siç e ka publikuar MD, një takim me përfaqësuesin e tij është planifikuar në ditët në vijim për të çuar përpara rinovimin e tij. Kontrata e uruguaianit përfundon në vitin 2023 , por klubi i Barçës do të tentojë shumë për rinovimin e tij për të siguruar vazhdimësinë e një lojtari të thirrur për të qenë shumë i rëndësishëm në të ardhmen.
Në këtë linjë, u referua edhe trajneri Xavi Hernandez , në konferencën për shtyp para duelit final të Kupës së Mbretit kundër Athletic , duke siguruar se rinovimi i Araujo duhet të jetë një “prioritet” për Barçën .
None found
“Rinovimi i tij është një prioritet. Tashmë po e shihni që ai është një pjesë shumë e rëndësishme për mua si trajner dhe për ekipin. Ai është një mbrojtës i jashtëzakonshëm. Ai ka një karakter fitues dhe pozitiv.
Është shumë e rëndësishme që ata të arrijnë një marrëveshje shpejt, sepse ai është një lojtar shumë i nevojshëm, tani dhe në të ardhmen. Jam shumë i kënaqur me paraqitjen e Ronaldit dhe se si ai është jashtë fushës gjithashtu.
Sjellja dhe qëndrimi i tij vlerësohen shumë. Gjithçka shtohet dhe Ronald është një djalë që shton shumë”, tha Xavi Hernandez , shumë i kënaqur me nivelin e uruguaianit dhe sakrificën e tij për të luajtur me dorën e operuar së fundmi në Superkupën e Spanjës. r.t/albeu.com
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…
Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…
Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…