Xavi po mendon të zëvendësojë formacionin 4-3-3 me një formacion me tre mbrojtës, sipas Gerard Romero.
Trajneri i Barçës ka luajtur tashmë disa ndeshje në formacionin 3-4-3 këtë sezon. Shikoni se si mund të duket skuadra e katalanasve duke pasur parasysh skemën e re dhe transferimet e mundshme.
None found
Opsioni 1
Ter Stegen; Dest, Araujo, Garcia, Kunde, Alba; Pedri, Gavi; Ferran, Lewandowski, Fati, shkruan albeu.com.
Ronald Araujo, Eric Garcia dhe Jules Kunde janë të aftë për pasime të shkëlqyera dhe do të ishte interesante të shihej se si ata i nisin sulmet e Barçës nga thellësia.
Formacioni 3-4-3 kërkon mbrojtës të shpejtë, prandaj zgjodhëm Desta dhe Alba për këtë formacion.
Opsioni 2
Ter Stegen; Dest, Araujo, Pique, Kunde, Alonso; Bernardo Silva, Pedri; Ferran, Lewandowski, Fati.
Nëse Barça nënshkruan Bernardo Silva, Xavi patjetër do të dëshirojë ta shohë atë në formacionin fillestar.
Marcos Alonso ka luajtur rehat si mbrojtës i krahut te Chelsea këtë sezon, ai ka të ngjarë të luajë të njëjtin rol te Barca, por Gerard Pique mund të jetë një nga qendërmbrojtësit.
Opsioni 3
Ter Stegen; Azpilicueta, Araujo, Kunde; Busquets; Dest, Silva, Pedri, Alba; Lewandowski, Faty.
Pa anësorë, por shumë kreativitet në zonën qendrore dhe një dyshe sulmuese potencialisht vdekjeprurëse e Fati dhe Lewandowski.
Cesar Azpilicueta, nëse nënshkruhet, do të ishte një opsion i mirë për rolin e mbrojtësit të djathtë. /albeu.com/
Shtatë vjet më parë, Harry Kane ishte në Prishtinë me Anglinë për përballjen ndaj Kosovës, në ndeshjen e fundit të…
Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se partia e tij nuk ka hequr dorë nga Ligji për Gjykatën Speciale…
Uebsajti i Komisionit Federal të Zgjedhjeve në SHBA (FEC) është vënë në shënjestër të hakerave, duke bërë që sistemi i…
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën tragjikisht në një aksident në vendin e punës në Valtopina të Italisë. Rogert Ajdini,…
Aktorja e njohur Natalie Portman ka rrëfyer se seksualizimi i imazhit të saj që në fëmijëri e shtyu të krijonte…
Qytetarët marshuan në rrugët e Tiranës, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ndërkohë, kreu i qeverisë ka paralajmëruar ashpërsimin…