Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka adresuar thashethemet se ai mund të ndryshojë vendimin e tij për tu larguar nga Barcelona në fund të sezonit aktual.
Në janar, gjatë një konference për shtyp, Xavi lëshoi ‘bombën’ duke thënë se ai do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Së fundmi, kishte pasur spekulime që sugjeronin se trajneri katalanas mund të ndryshonte vendimin e tij nëse klubi e përfundon sezonin me trofe.
Mirëpo këtë e ka mohuar vet Xavi, i cili ka thënë se asgjë nuk ka ndryshuar që nga momenti kur ai e bëri të ditur lajmin për largimin e tij.
“Deri më sot, asgjë nuk ka ndryshuar. Nuk ka diçka tjetër më shumë se kjo, mbetet e njëjta dhe ne jemi të fokusuar tek ndeshja e ardhshme”, ka thënë Xavi.
“Është vërtetë që ne kemi bërë mirë së fundmi. Unë e shoh ekipin në stërvitje çdo ditë dhe grupi i lojtarëve është më pak i tensionuar se sa më parë, por e nesërmja është një histori tjetër, këtu tek Barcelona ju keni një mision çdo ditë. Momenti i së vërtetës këtë sezon po vjen, dhe ne ndihemi se kemi qenë mirë gjatë javëve të fundit”, është shprehur spanjolli.
Në sezonin e tij të parë të plotë në krye të Barcelonës, 44-vjeçari e ka udhëhequr klubin drejt titullit në La Liga dhe gjithashtu i ka ndihmuar ata që të fitojnë Superkupën e Spanjës, duke mposhtur Real Madridin në finale.
Në sezonin aktual tani, gjiganti katalanas ka hasur në vështirësi për të gjetur formën. Ata kanë dështuar që të mbrojnë titullin e Superkupës, pasi Real Madridi kësaj radhe i mposhti në finale, ndërsa blaugranasit u eliminuan edhe nga Copa Del Rey, pas humbjes me rezultat 4-2 ndaj Athletic Bilbaos. /Telegrafi/
Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë ka dhënë miratimin paraprak për licencimin e “JET Bank”, një institucion financiar që synon…
Dashi Për te dashuruarit priten kontradikta te mëdha. Nuk do merreni vesh për asnjë me atë qe keni ne krah.…
Armela Hyseni është banorja më e re në Big Brother VIP 5. Ajo ka lindur në Tiranë dhe fëmijeria e…
Daily Mail i ka kushtuar vëmendje protestave të opozitës në Shqipëri, duke publikuar edhe një video që tregon edhe plasjet…
Stenaldo Mëhilli është banori tjetër që është futur në shtëpinë e Big Brother, edhe pse ai e ka prekur i…
Ritmi i daljes së shqiptarëve jashtë ka qenë më i lartë se ai i hyrjes ë të huajve në vend…