sport

Xavi i bën me dije klubit se është gati të ndajë rrugët me dy futbollistë të rëndësishëm gjatë verës

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ndoshta nuk ka shumë impakt në marrëveshjet e klubit për transferime gjatë verës, por sidoqoftë ai nuk ka frikë që të marr vendime të mëdha.

Teksa presioni mbi supet e tij po rritet, dhe pothuajse i tërë faji për dështimet e klubit këtë sezon po i adresohet atij, duket se në fund të sezonit me shumë mundësi do jetë ai që do largohet dhe jo lojtarët e tij.

Të lidhura

None found

Gazeta katalanse Sport, raporton se ai ndihej më rehat me ekipin që kishte në dispozicion vitin e kaluar, se sa me futbollistët që i ka tani.

Kujtojmë se futbollistë si Ousmane Dembele, Jordi Alba dhe Sergio Busquets u larguan, ndërsa u afruan lojtarë si Joao Cancelo, Joao Felix dhe Ilkay Gundogan.

Mësohet se Xavi i ka bërë me dije klubit që në rast se është e nevojshme që ata të shesin njërin nga lojtarët e tyre kyç, për të mundësuar transferimin e një lojtari tjetër, atëherë ai është i gatshëm që të heq dorë prej njërit nga Frenkie De Jong ose Ilkay Gundogan.

De Jong ishte njëri nga lojtarët më të mirë të Barcelonës edicionin që lamë pas dhe mbetet po ashtu njëri ndër më të rëndësishmit edhe këtë vit. Përkundër performancave të tij të mira, roli i tij në fushë duket se nuk po i ndihmon shumë Barcelonën në kontrollimin e ndeshjeve.

Blaugranasit mund të marrin një shumë të madhe parash në rast se vendosin për shitjen e tij, por fillimisht duhet ta bindin holandezin që të pranojë largimin.

Gundogan në anën tjetër do të ishte një profit i pastër në aspektin e shitjes, pasi sapo e kanë blerë atë. Sidoqoftë, nuk është ende e ditur se sa para saktësisht do mund të përfitonin nga ai, për shkak se tashmë po i afrohet moshës 30-vjeçare dhe se performancat e tij nuk janë të njëjta si ato në Angli. /Telegrafi/

të fundit

Harry Kane vendos rekord të ri, bëhet realizuesi më i mirë i Anglisë në historinë e Kupave të Botës

Harry Kane ka hyrë në historinë e futbollit anglez, duke u bërë golashënuesi më i mirë i Anglisë në historinë…

15 minutes ago

Formacionet zyrtare të Jordani – Argjentinë: Scaloni pushon Messin dhe emrat kryesorë

Janë publikuar formacionet zyrtare për përballjen mes Jordanisë dhe Argjentinës në raundin e tretë të fazës së grupeve të Kupës…

33 minutes ago

Dhimbje e madhe për Cody Gakpo, ylli i Holandës humb foshnjën bashkë me partneren

Futbollisti i Holandës dhe i Liverpoolit, Cody Gakpo, po kalon një nga momentet më të vështira të jetës së tij…

1 hour ago

Kroacia triumfon ndaj Ganës 2-1 dhe kualifikohet nga vendi i dytë në Grupin L

Kroacia ka siguruar kualifikimin në fazën eliminatore të Kupës së Botës, pasi mposhti Ganën me rezultat 2-1 në ndeshjen e…

2 hours ago

Bellingham dhe Kane i japin Anglisë triumfin ndaj Panamasë, grupin e mbyll në krye

Anglia ka siguruar vendin e parë në Grupin L të Kupës së Botës, pasi mposhti Panamanë me rezultat 2-0 në…

2 hours ago

Kolumbi – Portugali, publikohen 11-shet zyrtare: Diaz dhe Ronaldo në kërkim të kreut të grupit

Gjithçka është gati për supersfidën mes Kolumbisë dhe Portugalisë, ku do të vendoset pozita e parë në grup.Dy përfaqësueset kanë…

3 hours ago