Barcelona duket e gatshme të shesë të paktën një nga yjet e saj këtë verë, dhe thashethemet se kush saktësisht, janë të vazhdueshme në këtë pikë.
Dy shquhen si asetet më të vlefshme që mund të shiten dhe ata janë Frenkie de Jong dhe Ronald Araujo, por Xavi Hernandez i ka thënë klubit që të mos dorëzohet në tundimin për të pastruar llogaritë e tyre bankare me shitjen e uruguaianit.
None found
De Jong ishte në qendër të vëmendjes gjatë javës pasi ai kritikoi mediat për publikimin e numrave të rremë rreth fitimeve të tij, me shumë që sugjeruan se ai po shtyhet sërish drejt derës së largimi.
Por, përpara përplasjes së tyre me Getafen, Xavi u pyet për thashethemet rreth Araujos dhe mbrojtësi sipas tij është më thelbësor dhe nuk duhet të shitet.
“Për mua nuk ka asnjë dyshim. Araujo është e tashmja dhe e ardhmja e Barçës. Ai tashmë është një nga kapitenët dhe një lider i dhomave të zhveshjes”.
“Ai është një futbollist themelor për të ardhmen e klubit”, ka thënë Xavi në konferencën për shtyp.
Bayern Munich konfirmoi këtë dimër se ishte i interesuar për Araujon dhe 24-vjeçari nuk i mohoi kontaktet me skuadrën bavareze.
Ka pak dyshime te Barça se ai është mbrojtësi i tyre më i mirë, dhe një pasuri pothuajse unike për shkak të aftësive dhe shpirtit të tij fizik. Megjithatë, ata mund të mbeten me pak zgjedhje gjatë verës nëse duan të regjistrojnë lojtarë për sezonin e ardhshëm. /Telegrafi/
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 81.2 lekë dhe do shitet me…
Në orët e para të mëngjesit të 27 nëntorit, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Buxhetin e vitit 2027 me një…
Presionet më të larta nga mungesa e krahut të punës, pensionet e pamjaftueshme për të përballuar koston e jetesës dhe…
Ditën e sotme, Shqipëria do të përfshihet nga moti i paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të…
Dashi Kjo është një ditë e mrekullueshme për t’i shfaqur dashurinë burrit tuaj. Dita është gjithashtu e mirë për takime…
Banorët e disa fshatrave të Lezhës kanë nisur të furnizohen sërish me energji elektrike, pas ndërprerjes që zgjati disa orë…