Trajneri spanjoll, Xavi ka hapur zemrën për të treguar ndjenjat e tij pasi u shkarkua si trajner i Barcelonës para ndeshjes së fundit të sezonit 2023/24.
Drejtuesit e Barcelonës morën vendim për të shkarkuar trajnerin Xavi pas përfundimit të këtij sezoni, por kjo nuk i ka penguar trajnerit për të respektuar vendimin.
None found
“Jam mirë. Sigurisht që ishin ditë të vështira, jo të lehta. Por mirë, unë jam këtu me mendje të kthjellët dhe dua të them se jam krenar për dy vitet e gjysmë si trajner. Nuk ishte e lehtë”, ka thënë fillimisht Xavi.
“Unë e respektoj vendimin e presidentit për të më shkarkuar, është ai që vendos. Unë gjithmonë do të jem tifoz i Barcelonës dhe do të mbështes klubin”.
“Më është dashur të marr vendime shumë të rëndësishme. Nuk jam penduar për asgjë. Kam qenë i vërtet tdhe i sinqertë me lojtarët, drejtuesit dhe drejtorët sportivë. Mendoj se kemi punuar me shumë nder dhe shumë dashuri për këtë klub”, përfundoi trajneri spanjoll.
Xavi pritet të zëvendësohet nga Hansi Flick si trajner i ri i Barcelonës pas ndeshjes kundër Sevillas.
Vendimi për të shkarkuar spanjollin u mor pas komenteve të tij të fundit të diskutueshme ku Xavi pretendoi se Barça nuk mund të konkurronte për çmimet kryesore sezonin e ardhshëm pas problemeve financiare. /Telegrafi/
Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në New York,…
Kamil Grabara ka pësuar këputje të ligamentit të kryqëzuar të përparmë në gjurin e djathtë, ka konfirmuar Juventusi, vetëm pak…
Dashi E diela ju sjell mundësi për të kaluar momente të veçanta me njerëzit që doni. Në dashuri, një surprizë…
Pas vendimit të fundit të Gjykatës Speciale në Hagë, komuniteti shqiptaro-amerikan ka paralajmëruar zhvillimin e një proteste në New York,…
Dy shtetas gjermanë janë ndaluar në Muzeun e Luvrit në Paris, pasi ngjitën dy piktura në mur, pranë të famshmes…
Fustani i zi i Princeshë Dianës, i njohur prej vitesh si “Revenge Dress”, është rikthyer në vëmendjen e publikut, pasi…