Për herë të parë që nga përfundimi i afatit kalimtar, trajneri i Chelseat, Xabi Alonso, ka folur për dëshirën e klubit për të nënshkruar me Granit Xhakën, por pa hyrë në hollësi rreth mesfushorit me origjinë shqiptare.
None found
Pyetja drejtuar Alonsos erdhi pasi përpjekjet e Blutë për të sjellë kapitenin e Sunderlandit në Londër përfunduan pa sukses. Xhaka kishte shprehur gatishmëri për t’iu bashkuar sërish spanjollit, me të cilin pati një bashkëpunim të frytshëm gjatë kohës te Bayer Leverkuseni.
Megjithatë, qëndrimi i Sunderlandit mbeti i prerë që nga fillimi i bisedimeve: kapiteni i tyre nuk do të largohej. Klubi anglez nuk pranoi as të diskutonte mundësinë e shitjes, duke e konsideruar atë një figurë qendrore në vizionin që trajneri Regis Le Bris ka për ekipin.
Fillimisht i tunduar nga ideja e kalimit te Chelsea, Xhaka ndryshoi mendje pas konsultimeve me drejtuesit e Sunderlandit dhe zgjodhi të mbetet pjesë e tyre. Premtimi për të mbajtur shiritin e kapitenit në arenën evropiane, së bashku me projektin strategjik të klubit, peshuan fuqishëm në këtë vendim për të qëndruar në “Stadium of Light”.
Kur e pyetën konkretisht për Xhakën dhe interesimin e Chelseat, Alonso u kufizua me një deklaratë konçize: “Granit Xhaka? Nuk kam asnjë koment për lojtarët që nuk janë këtu me ne”.
Me këtë epilog, Sunderlandi e sheh si të mbyllur këtë kapitull, ndërsa pritshmëritë janë që Xhaka të drejtojë formacionin e Regis Le Bris në sezonin që vjen.
Mesfushori iu bashkua Sunderlandit verën e kaluar, duke firmosur me ta pas një transferimi nga Bayer Leverkuseni që kushtoi afro 17 milionë funte. Ai tashmë shihet si një ndër udhëheqësit kryesorë të skuadrës për edicionin 2026/27, ku klubi do të marrë pjesë sërish në kompeticionet evropiane.
Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës i është dhuruar roboti i parë tokësor pa ekuipazh (UGV), i prodhuar në Kosovë nga…
Në Maqedoninë e Veriut kemi rënie të numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë autobusin. Në tremujorin e tretë të këtij…
Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur pranë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në lagjen Velania të Prishtinës,…
Teksa në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me një grup të rinjsh në…
Ndonëse shoqëritë e tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve mbizotërojnë në listën e më të mëdhave sipas të ardhurave,…
Real Madridi po e monitoron nga afër Ligën Premier këtë sezon sepse ka pesë objektiva për afatet e ardhshme të…