Categories: sport

Chelsea drejt goditjes së madhe në merkato, Granit Xhaka arrin akordin personal

Chelsea është duke përgatitur një lëvizje për Granit Xhakën, pasi sipas një raporti Xabi Alonso u ka kërkuar pronarëve të klubit, BlueCo, që të mbyllin marrëveshjen për mesfushorin e Sunderlandit.

Alonso, që do të marrë zyrtarisht drejtimin e Chelseat më 1 korrik, e njeh mirë Xhakën nga bashkëpunimi i tyre i mëparshëm te Bayer Leverkusen.

Të lidhura

None found

Të dy triumfuan në Bundesligë dhe në Kupën e Gjermanisë gjatë sezonit 2023/24, ndërsa në po atë edicion shkuan edhe deri në finalen e Europa League.

Në verën e vitit 2025, Xhaka u largua nga Bayer për t’u transferuar te Sunderland, në një marrëveshje me vlerë totale prej 17.3 milionë paundësh.

Mesfushori 33-vjeçar, ish-lojtar i Arsenalit, ishte ndër paraqitjet më të spikatura në Premier League sezonin e kaluar dhe luajti rol vendimtar për Sunderlandin.

Aktualisht ai është i angazhuar me Zvicrën në Kupën e Botës 2026, ndërsa në edicionin e fundit të Ligës Premier regjistroi 32 ndeshje si titullar dhe dy të tjera si zëvendësues.

Gjatë atij sezoni, Xhaka realizoi një gol dhe dha gjashtë asistime, teksa Sunderland e mbylli kampionatin në vendin e shtatë, duke siguruar një vend në Ligën e Evropës për sezonin 2026/27.

Edhe pse është i lidhur me kontratë me Sunderlandin deri në vitin 2028, Chelsea synon ta transferojë nga ‘Stadium of Light’ në këtë afat kalimtar veror.

Sipas gazetarit gjerman Florian Plettenberg, marrëveshja mes palëve tashmë është arritur dhe mbetet vetëm që dy klubet të gjejnë gjuhën e përbashkët.

të fundit

Maqedonci prezanton robotin e parë UGV të prodhuar në Kosovë

Ministrisë së Mbrojtjes së Kosovës i është dhuruar roboti i parë tokësor pa ekuipazh (UGV), i prodhuar në Kosovë nga…

45 seconds ago

Decline in number of bus passengers in North Macedonia

Në Maqedoninë e Veriut kemi rënie të numrit të udhëtarëve që e shfrytëzojnë autobusin. Në tremujorin e tretë të këtij…

12 minutes ago

Police forces take up positions near Jakup Krasniqi’s residence as his arrival is awaited

Pjesëtarë të Policisë së Kosovës janë vendosur pranë shtëpisë së ish-kryetarit të Kuvendit, Jakup Krasniqi, në lagjen Velania të Prishtinës,…

12 minutes ago

Rama meeting with young people: students who believe in protest and not in stones! We agreed not to publish the debate

Teksa në Tiranë vijojnë protestat kundër qeverisë, kryeministri Edi Rama, ka zhvilluar një bisedë me një grup të rinjsh në…

13 minutes ago

Oil prices declining at customs, but not in the retail market! Companies post record turnover, profit margins slightly up

Ndonëse shoqëritë e tregtimit me shumicë e pakicë të hidrokarbureve mbizotërojnë në listën e më të mëdhave sipas të ardhurave,…

13 minutes ago

Real Madridi vëzhgon pesë talente të Premier Ligës për merkaton e ardhshme

Real Madridi po e monitoron nga afër Ligën Premier këtë sezon sepse ka pesë objektiva për afatet e ardhshme të…

13 minutes ago