Nuk është një sekret që Liverpooli janë të interesuar për të emrëruar trajner Xabi Alonson pas largimit të Jurgen Klopp dhe tashmë spanjolli ka marrë një vendim të rëndësishëm, në rast se bëhet trajner i klubit anglez.
Që prej se Klopp njoftoi largimin e tij nga klubi në fund të sezonit, emri i parë në mendjen e të gjithëve për të zëvendësuar gjermanin ka qenë Alonso.
Ish-mesfushori i Liverpoolit përshtatet në çdo kategori që Liverpooli mund të pyesë për të qenë pasues i Kloppit, me moshën e tij të ri, suksesin momental, historinë që ka me klubin dhe faktorët e tjerë.
Sipas Daily Mail, Alonso ka mbajtur bisedime për të transferuar tek Leverkuseni mbrojtësin Luke Chambers, i cili më pas përfundoi në formë huazimi tek Wigan Athletic nga Liverpooli.
Chambers ka luajtur në një sistem të ngjashëm me atë që Alonso ka përdorur tek Leverkuseni këtë sezon pasi ai është përdorur si qendërmbrojtës në sistemin me 3 mbrojtës prapa.
Adoleshenti anglez ka shfaqur një formë fantastike këtë sezon, dhe tashmë Alonso është i sigurt se vendimin e parë që do ta marrë është që ta rikthejë atë nga huazimi.
Më herët gjatë këtij sezoni Jurgen Klopp i kishte siguruar tifozët e klubit se kush do që vjen në krye të Liverpoolit pas tij nuk do ta ketë punën të vështirë ashtu siç të gjithë mendojnë./Telegrafi/
Këngëtari i njohur, Blerim Muharremi, i njohur si Blero, po përballet me një situatë të vështirë shëndetësore që ka shqetësuar…
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste ka gjithmonë elementë surprizë, sidimos sa u përket emrave të propozuar për ministra nga kryeministri…
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në dashuri, sot mund të ndiheni më të hapur për të…
Në emisionin “Opinion” analisti Baton Haxhiu tha se zgjedhja e Manastirliut nga kryeministrit Edi Rama për të përfaqësuar PS-në në…
Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënoi sot sulmet e fundit ndaj Katarit, pa e përmendur Izraelin, i cili i nisi…
Posta e Kosovës ka marrë kontrollin e objekteve në Graçanicë dhe Shtërpcë, ku ndodhej Posta e Serbisë. Posta e Kosovës…