sport

West Ham “all in” për yllin e Kombëtares

Pochettino e konsideron si një ndër talentet më të mëdha të sulmit, në Evropë, mirëpo duket se “bomberi” shqiptar, Armando Broja është çdo ditë e më larg “Bluve” të Chelsea, me sulmuesin shqiptar, që kërkon më shumë minuta në fushën e blertë, në mënyrë që të jetë në formën e tij më të mirë, para fillimit të Kampionatit Evropian të futbollit, Euro 2024.

Fillimisht për të ardhmen e Brojës raportoi prestigjiozja “The Sun”, e cila theksoi se “Legjionari” i Kombëtares së Shqipërisë do të largohet në huazim, në janar me obligim shitjen në merkatone verës, mirëpo ka qëne një tjetër prestigjioze britanike, që raporton për një tjetër zhvillim të bujshëm, në merkaton e janarit, në Premier League.

Sipas raportimeve më të fundit, të “The Guardian”, 22-vjeçari nga Malësia e Madhe është kthyer në objektivin kryesor të merkatos, së “Çekanëve” të West Ham, me këta të fundit, që nuk mundën dot të transferonin talentin kolumbian, të Aston Villa, John Duran, për shifrën e 18 milionë paundëve dhe tashmë e kanë kthyer gjithë fokusin nga sulmuesi “Kuqezi”.

Broja prej kohësh ka qenë në listën e teknikut, David Moyes, me këtë të fundit, që ka nevojë për një “bomber” të mirëfilltë në majën e sulmit për pjesën e mbetur të sezonit, mirëpo duket se konkurrenca nuk do të mungojë për “yllin” shqiptar, pasi për Brojën intereson edhe skuadrat e Wolverhampton e Fulham. /abcnews.al

të fundit

SPAK kërkon arrestimin, Këshilli i Imuniteteve mblidhet sot për t’i hequr mandatin Belinda Ballukut

Këtë të mërkurë, Këshilli i Mandateve dhe Imunitetit, do të mblidhet pa një vendim të Gjykatës Kushtetuese për çështjen “Balluku”,…

19 minutes ago

Martesat në rënie historike, rriten divorcet/ Një rekord prej një në tre çifte po ndahen

Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT,…

48 minutes ago

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Sot, 28 janar 2026, dollari amerikan, blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 81.8 lekë. Euro, blihet me 96.3 lekë…

53 minutes ago

Kushte të paqëndrueshme atmosferike/ Njihuni me parashikimin e motit, 28 janar 2026

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare. Reshjet e…

1 hour ago

Horoskopi 28 Janar 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Në marrëdhënie, sot do të ndiheni të pasigurt, por një bisedë…

9 hours ago

E papritur/ Vëllai i Selin vjen në shtëpi dhe zgjedh të takojë të motrën, Greta ‘thyen’ rregullat dhe i ‘rrëmben’ një përqafim

Këtë mbrëmje në shtëpinë e Big Brother ka ardhur vëllai i Selin dhe i dashuri i Gretës. Ai ka pasur…

9 hours ago