Ish-trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se Karim Benzema duhet të jetë nënshkrimi i preferuar i klubit gjatë afatit kalimtar të janarit.
Benzema po luan në Arabinë Saudite tek Al-Ittihadi momentalisht, por 36-vjeçari do të dëshironte një rikthim në Evropë.
None found
Wenger beson se në rast se dëshira e francezit për rikthim në Evropë është serioze, Arsenali duhet të nënshkruajë me të.
Ai ndër të tjerash e pranoi se kishte tentuar transferimin e Benzemas, gjatë kohës sa ishte në krye të ekipit.
“Ai ishte në garë me Higuain për një kohë. Ishte tri ndeshje për Higuain, tri ndeshje për Benzema”, ka thënë fillimisht Wenger.
“Ai ka luajtur gjithmonë duke u bazuar në pasime dhe kombinime, kështu që ishte sulmuesi ideal”.
“Ai është një sulmues që i bën njerëzit rreth tij më të mirë dhe ndonjëherë ju keni sulmues që shënojnë gola, por ata i bëjnë lojtarët përreth më të dobët. Ai nuk është njëri nga ta. Nëse e vendosni Benzeman në skuadër, unë do të doja të luaja me të”, është shprehur Wenger.
Mikel Arteta jo shumë kohë më parë kishte thënë se është pothuajse “e pamundur” për ekipin e tij nënshkrimi me një sulmues këtë verë, ndërsa pretendoi se vështirësitë e tyre para golit me shumë mundësi janë një “problem psikologjik”./Telegrafi/
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…
Kutia e shpejtësive është një nga pjesët kryesore të çdo veture dhe defektet në të mund të shkaktojnë shpenzime të…
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Transportit, Aleksandar Nikolloski theksoi se deri më tani janë bërë dy gjëra, shoferët trajtohen si profesionistë…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…