Rikthim në kombëtare për Giacomo Vrionin, i cili ka spikatur këtë sezon me fanellën e Tirol në Austri. Sulmuesi nga Spanja ku është grumbulluar Shqipëria, u shpreh:
“Jam i lumtur, kur të thërret kombëtarja është gjë e bukur. Përfaqëson vendin tënd dhe do jap maksimumin”.
“Skuadra është në nivel të lartë, kemi shumë lojtarë të mirë. Është një gjë shumë e bukur të jem në kombëtare me gjithë këta lojtarë”.
“Konkurrenca? Është normale ajo, ka kudo, në kombëtare e në klub. Nëse të gjithë shënojnë me ekipet, është gjë e mirë. Trajneri vendos, është normale”.
“Objektivi është të jemi pjesë e kombëtares. Do bëj maksimumin në klub që të marr sërish ftesë tjetër. Ëndrra ime është të gjej golin e parë me kombëtaren”.
“Juventusi? Mbaj kontakte me disa lojtarë, kam disa shokë aty, sidomos me Morata. Nuk jemi ngacmuar, jemi profesionistë. I kam thënë vetëm të më ruajë fanellën. Është djalë i mirë, është një nga sulmuesit më të mirë në botë dhe me ka ndihmuar.
“Spanja? Do e provojmë, do shohim çfarë niveli jemi. Do mundohemi të marrim rezultat, t’u japim tifozëve një kënaqësi”. /h.ll/albeu.com
IKMT i është drejtuar këtë mbrëmje objektit të fundit të ndërtuar pa leje në Theth, që do të përmbyllë aksionin…
“Big Brother VIP Albania 5”, pritet të rikthehet së shpejti në ekranet tona dhe, si çdo vit, aludimet për emrat…
Një tjetër autobus i kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Sarandë, Shpëtim Ahmeti, është sekuestruar nga policia pasi është…
Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e…
Zv kryeministrja Belinda Balluku në ambientet e bashkisë Lushnjë zhvilloi një mbledhje me drejtorët e kësaj bashkie. Sipas urdhrit të…
Gazetari i njohur Andi Vrapi, së fundmi ka postuar në profilin e tij Instagrma një story ku shfaqen dy këngëtarët,…