kosovë

Gjykata dënon me burg ish-kryeministrin e Kosovës dhe 9 të tjerë për rastin ‘Veteranët’

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka shpallur fajtorë dhe i ka dënuar me nga një vit burgim secilin ish-kryeministrin e vendit, Agim Çeku, dhe 9 të akuzuar të tjerë në rigjykimin e rastit “Veteranët”, ndërsa i ka liruar plotësisht nga akuzat dy të tjerë.

Çeku, ish-ministri i Mbrojtjes Rrustem Berisha, ish-deputeti Shkumbin Demalijaj, pastaj Sadik Halitjaha, Qelë Gashi, Shukri Buja, Ahmet Daku, Faik Fazliu, Fadil Shurdhaj dhe Xhavit Jashari u gjetën fajtorë për keqpërdorim të detyrës duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëme në vlerë mbi 88 milionë euro.Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj u shpallën të pafajshëm për akuzat e njëjta.

Të lidhura

None found

Gjykatësi Gazmend Bahtiri tha se Nuredin Lushtaku dhe Smajl Elezaj lirohen nga akuza “pasi nuk kanë pasur cilësinë e personit zyrtar”.

Bahtiri shtoi se pas administrimit të provave personale dhe materiale, përtej dyshimit të bazuar mirë, është vërtetuar se të akuzuarit kanë kryer veprën penale, raporton Betimi për Drejtësi.

Ky rast u kthye në rigjykim më vendim të Gjykatës së Apelit në vitin 2022, pasi Gjykata Themelore i kishte liruar nga akuzat që të gjithë 12 të pandehurit në vitin 2021.

Sipas prokurorëve, numri i përfituesve të jashtëligjshëm nga statusi i veteranëve mund të jetë deri në 19 mijë njerëz.

Bahtiri shtoi se Gjykata nuk ka mundur ta identifikojë secilin prej 19 mijë e 500 aplikacioneve për statusin e veteranit, andaj vlerëson se duhet të shqyrtohet procedura përkatëse pastaj të merret vendim se a gëzojnë statusin e veteranit apo jo.

Sipas aktakuzës së përgatitur nga ish-prokurori special, Elez Blakaj, personat e përfshirë thuhet se prej vitit 2011 deri në vitin 2017, duke vepruar si anëtarë të Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, shfrytëzuan detyrën dhe autoritetin zyrtar, duke tejkaluar kompetencat me dashje dhe duke mos i përmbushur detyrat zyrtare, me qëllim që të përfitojnë personat e tjerë në mënyrë të kundërligjshme, në vazhdimësi, në dëm të buxhetit të shtetit./REL/

të fundit

Debutimi në Serie A i rrit ndjeshëm vlerën, talenti 18-vjeçar i Shqipërisë kap shifrën 1,4 milionë euro

Gabriel KullaPër Gabriel Kullën, e diela ishte një ditë e veçantë [...]Read More...

55 seconds ago

Astrit Iljazi: Nga Beogradi, Zelenski rikonfirmoi qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës, ndërsa Bujar Osmani i dërgoi urime

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski, gjatë qëndrimit në Serbi, ka konfirmuar se qëndrimi i Ukrainës për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës…

7 minutes ago

Muhamed Ali used a photo of a rescued calf in California for the incident in Kitka

Drejtori i Qendrës së Menaxhimit të Krizave, Muhamed Ali, publikoi një foto ku tregonte shpëtimin e një viçi të vogël…

14 minutes ago

Albanian blockade of Russian troops in Rahovec, August 1999: the story of a post-war confrontation

Vetëm pak më tepër se 2 muaj pas përfundimit të luftës, qindra shqiptarë të Kosovës bllokuan rrugët që çonin drejt…

14 minutes ago

Durrës Municipality of Gjakova employee arrested after being caught with around 80 kilograms of cannabis

Një zyrtar i Komunës së Gjakovës, e cila udhëhiqet nga kryetari Ardian Gjini, është arrestuar në Shqipëri nën dyshimin për…

15 minutes ago

Video of Melania and Donald Trump in Washington Goes Viral as Lip-Reading Expert Interprets Their Conversation

Donald dhe Melania Trump u shfaqën së bashku në ‘Freedom 250 IndyCar Grand Prix’, një aktivitet garash me makinë në…

16 minutes ago