Categories: sport

Vozinha shkruan historinë në Kili, rregullorja ndryshohet posaçërisht për të

Portieri Vozinha, një nga emrat që spikati në Kupën e Botës në Amerikë, Kanada dhe Meksikë, është transferuar së fundmi te gjiganti kilian Colo-Colo, pasi fitoi vëmendje me paraqitjet e tij për Kepin e Gjelbër.

Të lidhura

None found

Edhe pse është 40 vjeç, ai emocionoi publikun e futbollit dhe ngjalli interesimin e shumë klubeve. Në fund, portieri zgjodhi Colo-Colon, lëvizje që është pritur me shumë entuziazëm nga tifozët e skuadrës.

Pas mbërritjes së tij në klubin kilian, u raportua gjerësisht se Vozinha nuk mund ta vendoste nofkën në fanellë, për shkak se një gjë e tillë ndalohej nga Federata Kiliane e Futbollit. Megjithatë, tashmë është krijuar një precedent.

Autoritetet e futbollit kilian vendosën të bëjnë një përjashtim për portierin, duke i dhënë leje që mbi numrin 29 në fanellë të shkruhet nofka “Vozinha”.

Fillimisht ishte kërkuar që ai, njësoj si të gjithë futbollistët e tjerë që aktivizohen në Kili, të përdorte mbiemrin e vërtetë në pjesën e pasme të fanellës. Por ndikimi i madh që ka aktualisht Vozinha duket se i shtyu drejtuesit e federatës të rishikonin qëndrimin e tyre.

Emri i plotë i portierit është Josimar Jose Evora Dias. Ai iu bashkua Colo-Colos si lojtar i lirë, pasi u largua nga Chaves, skuadër e divizionit të dytë portugez.

Gjatë karrierës së tij, Vozinha ka mbrojtur më parë portën e Trencin, AEL Limassol, Gil Vicente, Zimbra, Mindelense, Progresso do Sambizang dhe Batuque.

Tags: vozinha

të fundit

Uashingtoni mban të pandryshuar qëndrimin për Dialogun Strategjik me Kosovën

Departamenti amerikan i Shtetit (DASH) ka ritheksuar se zhvillimi i Dialogut Strategjik me Kosovën varet nga krijimi i kushteve të…

37 seconds ago

Revolucion/ Studentët e Mjekësisë bojkotojnë mësimin, nisen drejt qendrës për protestë (VIDEO)

Këtë të mërkurë, studentët e Fakultetit të Mjekësisë, kanë bojkotuar mësimin paraditen e sotme. Protestat e djeshme para Ministrisë së…

1 minute ago

Reali ndjek nga afër zhvillimet për Haalandin, Perez synon një repart sulmues ëndrrash

Sipas mediave spanjolle, Real Madridi po e ndjek me shumë interes situatën rreth sulmuesit ndoshta më të mirë në botë,…

2 minutes ago

Protests outside the Ministry of Education: 16 arrested, 49 prosecuted and 6 officers injured

Policia e Tiranës ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me shoqërimet në polici të të rinjve që morën pjesë…

7 minutes ago

Shkodër/ He goes to a futsal court to execute former friend, but the gun doesn’t fire! Conflict over a girl began 5 years ago

Një konflikt i hershëm mes dy të rinjve, të cilët dikur kishin qenë miq të afërt ka përfunduar në një…

8 minutes ago

Video/ Student protest and police violence, “Partizani” high school in Tirana boycotts classes

Një ditë pas protestës së studentëve që u shoqërua me dhunë policore, nxënësit e shkollës Partizani, kanë bojkotuar mësimin. Në…

8 minutes ago