Portieri i kombëtares së Ishujve të Kepit të Gjelbër (Cape Verde), Vozinha, ende nuk ka debutuar me klubin kilian Colo Colo, pasi po përballet me procedura administrative, derisa klubi po përpiqet të marrë leje që ai të mbajë në fanellë nofkën me të cilën është bërë i njohur në gjithë botën.
Në pritje të vendimit, portieri 40-vjeçar ka marrë pjesë në një fushatë promocionale për filmin e ri “Spider-Man: Brand New Day”.
None found
Ai publikoi një video në Instagram ku u bëri thirrje ndjekësve të shohin filmin.
Pas paraqitjeve të tij në Kupën e Botës, numri i ndjekësve të tij në rrjetet sociale është rritur ndjeshëm, nga më pak se 50 mijë në rreth 29.6 milionë.
Ndërkohë, Colo Colo po përpiqet të zgjidhë çështjen e emrit në fanellë.
Rregullat e futbollit kilian parashikojnë që lojtarët në kampionatin vendas duhet të përdorin mbiemrin e tyre dhe jo pseudonime.
Kjo do të thotë se Josimar Jose Evora Dias nuk do të mund të luante me emrin “Vozinha”, i cili e ka bere të famshëm.
Nofka “Vozinha” në portugalisht do të thotë “gjyshe” dhe është një dedikim për gruan që e ka rritur.
Colo Colo ka kërkuar një përjashtim nga organi drejtues i klubeve kiliane dhe vendimi pritet të merret pas votimit.
Për të lejuar përdorimin e pseudonimit duhet të ketë një miratim unanim.
Klubi duhet gjithashtu të zgjidhë çështjen e numrit të fanellës, pasi numri 1 aktualisht mbahet nga portieri argjentinas Fernando de Paul.
Vozinha fitoi famë të madhe gjatë Kupës së Botës, ku bëri paraqitje të shkëlqyera me Ishujt e Kepit të Gjelbër.
Mbetje eshtërore të një personi janë gjetur në varrezat e fshatit Shipol të Mitrovicës, në kuadër të hetimeve për personat…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se sot do të merret “një vendim i rëndësishëm” për ish-krerët e Ushtrisë…
LSDM sot ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoskin se po keqpërdor gjyqësorin për interesat e tij."Artan Grubi del nga arresti shtëpiak…
Kapiteni i Barcelonës, Raphinha, pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen e rëndësishme kundër Paris Saint-Germainit në Ligën e Kampionëve,…
Që në fillim, rasti i Iva Mihailovës ishte humanitar dhe nuk duhej të shndërrohej në politik, tha dje për mediat…
Hetimi do të tregojë se si u arratis Iva Mihajlova, thotë ministri i MPB-së, Pançe Toshkovski, por, sipas tij, fakti…