Categories: sport

Vojvoda: Barazimi me Izraelin duhet vlerësuar, Kosova mori një pikë të rëndësishme

Kapiteni i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka thënë se synimi i Dardanëve në përballjen me Izraelin ishte fitorja, por pas barazimit pa gola në Hungari ka kërkuar që skuadra ta çmojë pikën e fituar.

Të lidhura

None found

Kosova dhe Izraeli e mbyllën 0-0 takimin e zhvilluar të enjten mbrëma në Debrecen të Hungarisë. Pas ndeshjes, Vojvoda komentoi paraqitjen e ekipit dhe rezultatin e regjistruar.

Ai nënvizoi se përfaqësuesja kosovare kishte udhëtuar me synimin për të marrë tri pikë, ndërsa bëri thirrje për një vlerësim të qetë të lojës, duke pasur parasysh edhe mundësitë e krijuara nga kundërshtari.

“Kemi pasur dëshirë të fitojmë dhe kemi ardhur për tre pikë. Por pas ndeshjes duhet të jemi të ftohtë, pasi kanë pasur edhe ata raste. Duhet të jemi më të gëzuar që kemi fituar një pikë se që kemi humbur dy pikë”, ka deklaruar Vojvoda.

Sipas kapitenit, situata në grup mbetet e hapur, ndërsa skuadra duhet të rikuperohet shpejt për sfidën e radhës.

“Është gjithçka e hapur në grup, dëshira ishte të fitonim. Ishte ndeshje e barabartë, ndoshta ata kishin më shumë raste se ne. Duhet të jemi të kënaqur me një pikë. Duhet të rigjenerohemi për ndeshjen e ardhshme”, ka shtuar ai.

Vojvoda u ndal edhe te nevoja për të shtuar konkurrencën brenda ekipit dhe për t’u dhënë më shumë hapësirë futbollistëve të rinj. Ai theksoi se përvoja është një faktor vendimtar në përballje të tilla.

“Besoj se duhen lojtarë të rinj. duhet të rritet konkurrenca. Ajo që e bën diferencën është eksperienca. Kombëtaret e mëdha kanë lojtarë me eksperiencë, si Kroacia. Ne që kemi filluar më herët, është mirë t’u japim këtë përvojë të rinjve, që do ta mbajnë peshën për shumë vite”, ka përfunduar kapiteni i Kosovës.

Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij grumbullimi të dielën, në orën 20:45, kur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të përballet me Austrinë.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

3 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

4 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

4 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

4 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

5 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

5 hours ago