Categories: sport

Vojvoda: Austria ka përvojë, por tifozët shqiptarë do të na japin forcë – flet edhe për Alabën

Mërgim Vojvoda u shpreh se Kosova është e përgatitur të tregojë vlerat e saj në përballjen me Austrinë.

Të lidhura

None found

Futbollisti i Udineses, në konferencën për shtyp, pranoi se Austria shihet si favorite për shkak të përvojës, por nënvizoi se “Dardanët” kanë mundësi të synojnë fitoren dhe pikët e plota.

“Gjendja është e mirë. I gjithë ekipi është në dispozicion dhe presim që të jemi gati për ndeshjen e nesërme”.

“Synimi ynë ka qenë gjithmonë kualifikimi në një turne të madh. Jemi afruar gradualisht dhe shpresoj që Liga e Kombeve të na japë një mundësi më shumë përmes play-off-it. Austria ka përvojë dhe është favorite, por edhe ne kemi shanset tona”.

Vojvoda kujtoi se Kosova i fitoi të gjitha pikët ndaj Irlandës dhe tha se mbështetja e tifozëve shqiptarë mund ta ndihmojë skuadrën.

“Me Irlandën i morëm pikët e plota. Besoj se do të ketë shumë tifozë shqiptarë, ashtu si në ndeshjet e tjera si mysafir, dhe kjo na bën shumë më të fortë”.

David Alaba, i cili mungon te Austria, ishte gjithashtu pjesë e bisedës. Vojvoda do të jetë bashkëlojtar me të dhe komentoi mungesën e ish-yllit të Real Madridit.

“David Alaba? E kemi pritur, sepse ka qenë pak i lodhur. Kam pasur mundësi ta shoh në stërvitje dhe më vjen keq që nuk mund ta shoh në kombëtare. Por do ta takoj në Udinese dhe besoj se do ta shohë ndeshjen si kapiten që është, ndërsa do të më njohë pak më mirë”.

Ndeshja do të nisë në orën 18:00.

të fundit

Rashford pritet të mbetet te Manchester United në janar, Pochettino kërkon t’i japë një mundësi

Marcus Rashford është gjithnjë e më pranë qëndrimit te Manchester United gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi trajneri i ri…

6 minutes ago

Filipçe denies Zaev’s influence and says he will not allow LSDM to split

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka mohuar akuzat se ish-kryeministri Zoran Zaev vazhdon të ndikojë në vendimmarrjen dhe drejtimin e…

12 minutes ago

Candidates for 34 state prosecutor positions take written test

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur testin me shkrim për kandidatët të cilët kanë aplikuar në procesin e rekrutimit të…

12 minutes ago

Prosecutor’s office gives details of operation in which three suspects were detained, with cooperation from the KIA

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka dhënë detaje lidhur me operacionin për parandalimin e një vrasjeje të rëndë, gjatë të cilit…

12 minutes ago

Filipçe mohon ndikimin e Zaevit dhe thotë se nuk do të lejojë përçarjen e LSDM-së

Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, ka mohuar akuzat se ish-kryeministri Zoran Zaev vazhdon të ndikojë në vendimmarrjen dhe drejtimin e…

19 minutes ago

Kandidatët për 34 pozita të prokurorit të shtetit i nënshtrohen testit me shkrim

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka mbajtur testin me shkrim për kandidatët të cilët kanë aplikuar në procesin e rekrutimit të…

21 minutes ago