sport

Vllaznia nuk di të fitojë as në “Loro Boriçi”, Krymi i shpëton nderin (VIDEO)

Vllaznia ka barazuar kundër Egnatias në shtëpi me rezultatin 1-1. Barazimi i katërt radhazi për shkodranët, që nuk dinë të fitojnë në javët e fundit të kampionatit.

Vllaznia e nisi me një rast të mirë shënimi në minutën e 14-t, por Aralica nuk mundi të godiste dhe në tentativën e Djurdjevic mbrojtësit e Egnatias e largojnë topin në vijën fatale. SHIKO VIDEON

Jonuzi më pas tentoi në dy raste të befasonte nga jashtë zone, por pa sukses. Egnatia e befasoi Vllazninë në minutën e 40-të, kur Ilirid Ademi iu shkëput mbrojtjes kuqeblu dhe i vetëm me Zogovic nuk fali dhe e çoi topin në rrjetë. SHIKO VIDEON

Shkodranët e nisin me vrull pjesën e dytë dhe tentojnë golin fillimisht me Jonuzin. Mesfushori kuksian ishte protagonist më pas me një pasim për Da Silva, i cili pranë portës e çoi topin jashtë. Mundësi e artë shënimi. SHIKO VIDEON.

Egnatia mund të realizonte edhe golin e dytë, por Zogovic ishte vendimtar me ndërhyrjen ndaj brazilianit Jackson. Kur nuk shënon e pëson dhe këtë herë Vllaznia nuk fali me Ardit Krymin, i cili realizoi golin e 3000-të të kuqebluve. SHIKO VIDEON.

Diagne, Adili dhe Aralica tentuan me çdo formë të shënojnë edhe golin e fitores për Vllazninë në minutat e mbetura, por portieri Puja e Egnatias nuk e lejoi golin e dytë dhe rrogozhinasit morën një pikë në Shkodër ndaj Vllaznisë./ h.ll/albeu.com

të fundit

Ndërron jetë në moshën 84-vjeçare ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe ish-themeluesi i PD, Abdi Baleta

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta, njëkohësisht dhe një nga ish-themeluesit e PD, ka ndërruar jetë në moshën 84-vjeçare.…

8 minutes ago

Trump sugjeron heqje licencash për TV-të që janë kundër tij

I kënaqur për pezullimin në një afat të pacaktuar të Jimmy Kimmel, presidenti i SHBA-ve ka sugjeruar se disa rrjete…

30 minutes ago

Përfshihet nga flakët kati i parë i një ndërtese në Durrës, shkrumbohen 3 makina

Një zjarr ka përfshirë katin e parë të një ndërtese në Durrës. Pasditen e kësaj të premte, flakët kanë shkrumbuar…

53 minutes ago

A jeni gati për një fundjavë si kjo? Moti bënë kthesën e papritur, ja cfarë na pret këto 2 ditë

Shqipëria pritet të përjetojë një fundjavë tipike vjeshtore me mot të kthjellët dhe temperatura të larta për këtë periudhë. Sipas…

1 hour ago

Kosova vendos sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë

Kosova ka ndërmarrë masa ndëshkuese kundër Rusisë, për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës, duke i miratuar katër pakot…

2 hours ago

U kap duke marrë para në këmbim të lejes së përkohshme, GJKKO lë në arrest shtëpie Irakli Lekën

Gjykata e Posaçme, ka vendosur masën e sigurisë “arrest në shtëpi”, për të pandehurin Irakli Leka, i cili në datën…

2 hours ago