kosovë

Kosova vendos sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë

Kosova ka ndërmarrë masa ndëshkuese kundër Rusisë, për shkak të luftës së saj kundër Ukrainës, duke i miratuar katër pakot me sanksionet e fundit të Bashkimit Evropian kundër Moskës. Në një mbledhje të premten në mëngjes, Qeveria në detyrë i miratoi pakot 15, 16, 17 dhe 18 të sanksioneve të BE-së ndaj Rusisë.

“Miratimi i këtyre vendimeve nga ana e Qeverisë, do të kontribuojë në forcimin e bashkëpunimit të ngushtë me BE-në dhe partnerë të tjerë strategjikë, përfshirë Shtetet e Bashkuara”, tha ministri i Brendshëm në detyrë, Xhelal Sveçla, gjatë prezantimit të kërkesës për miratim të masave.

Të lidhura

None found

Sveçla e bëri kërkesën në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, në mungesë të ministres në detyrë, Donika Gërvalla, e cili ndodhet jashtë vendit.

Të gjitha pakot u miratuan njerëzi.

Pakoja e 15-të, e miratuar në dhjetor 2024, përfshinte ngrirje pasurish dhe ndalime udhëtimi për 54 individë dhe 30 entitete, si dhe kufizime të reja ndaj të ashtuquajturës anijes ruse në hije, me 52 anije të listuara, si dhe ndalime të eksportit për teknologji me përdorim të dyfishtë.

Ndërsa, pakoja e 16-të, e miratuar në shkurt, në përvjetorin e dytë të agresionit rus në Ukrainë, shtoi 48 individë dhe 35 entitete në listën e zezë.

Kjo pako ndaloi importin e aluminit nga Rusia dhe shënjestroi edhe 74 anije të tjera, duke e çuar totalin në 153.

Masa shtesë prekën sektorin energjetik, transitin dhe shërbimet që ndihmojnë shmangien e sanksioneve, ndërsa sanksionet ndaj Bjellorusisë dhe territoreve të pushtuara u harmonizuan me ato ndaj Rusisë.

BE miratoi paketën e 17-të në maj, duke u fokusuar te kërcënimet hibride si, dezinformimi dhe sulmet kibernetike.

U vendosën kufizime për mediat shtetërore ruse në territorin e BE-së, u shtuan ndalesat për mallra dhe teknologji ushtarake, si dhe u shënjestruan individë e kompani që ndihmonin Moskën t’ shmangte sanksionet ekzistuese.

Pakoja e 18-të u miratua në korrik dhe ajo përfshiu masa të forta ekonomike.

Me ketë pako u ul çmimi i kufirit për naftën bruto ruse nga 60 dollarë në 47,60 dollarë për fuçi, me rishikime çdo gjashtë muaj. BE-ja vendosi gjithashtu ndalime për transaksione që lidhen me tubacionet Nord Stream 1 dhe 2, bllokoi importet e produkteve të rafinuara nga nafta ruse në vende të treta dhe zgjeroi listën e anijeve të flotës në hije.

Paketës iu shtuan masa të gjera financiare dhe ndalime të reja për eksportin e teknologjive strategjike. Kosova u rreshtua përkrah Perëndimit menjëherë pasi Rusia e nisi pushtimin e plotë Ukrainës në shkurt 2022, duke i vënë sanksione Moskës. Kjo luftë, e cila po vazhdon, sipas Kombeve të Bashkuara, ua mori jetën mbi 10.000 civilëve në Ukrainë. Të paktën 40 për qind e popullsisë kanë nevojë për një lloj të ndihmës humanitare./REL

të fundit

Grabitja në Kamëz/ Zbulohet itinerari i autorëve, u rrëzuan me motor gjatë arratisjes, çfarë fiksuan kamerat e sigurisë

Kamerat e sigurisë kanë zbuluar itinerarin e autorëve të grabitjes së argjendarisë në Kamëz mesditën e së shtunës, ndërsa Policia…

36 minutes ago

Alarm në Korçë, policia rrethon lagjen 18 pas dyshimeve për lëndë plasëse në një automjet

Ditën e sotme, një situatë alarmi është krijuar në qytetin e Korçë. Lagjja 18 është rrethuar nga forcat e policisë…

57 minutes ago

Trajneri i ri i Realit? Murinjo tregon kur do të thotë fjalën e fundit: Nuk më është propozuar drejtpërdrejt

Zhoze Murinjo, pritet të jetë trajneri i ri i Real Madrid. Portugezi ka folur së fundmi duke treguar se java…

1 hour ago

VIDEO/ Publikohen pamjet kur i riu me makinë hyn në mes të turmës, momenti kur kalimtarët ndalojnë autorin

I riu Samil El Koudri, me origjinë marokene dhe i lindur në Bergamo të Italisë, është personi që me makinën…

2 hours ago

E kanë kuptuar që bllokimi i shumëpërfolur nuk ekziston/ Opozita bashkoi votat me qeverinë për rezolutën e integrimit, Rama: Procesi është i pandalshëm, së shpejti lajmi për fillimin e mbylljes së kapitujve

Në podkastin “Flasim”, kryeministri Edi Rama, ka përshëndetur bashkimin e forcave politike opozitare me qeverinë për miratimin e një rezolute…

3 hours ago

Para drejtësisë pas 30 viteve arrati/ Vrau gruan dhe eliminoi dy vëllezër, zbardhen detaje nga arrestimi i Sokol Hoxhës, përdori identitete të rreme në Britani e SHBA dhe…

Një shqiptar i dënuar për tre vrasje, i cili kishte arritur të siguronte azil dhe më pas shtetësi britanike duke…

3 hours ago