Vllaznia do të përballet me Teutën ditën e shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 23-të të “Abissnet Superiore”. Sfida që od të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” do të startojë në orën 17:00.
Nje ndeshje në të cilën ekipet vijnë me objektiva të ndryshëm, por sigurisht duan me doemos 3 pikët. Vllaznia dëshiron fitoren që të afrohet me vendin e dytë që mbahet nga Partizani, me këta të fundit që kanë 3 pikë më shumë se shkodranët.
None found
Në krahun tjetër, Teuta nëse nuk merr dot 3 pikët, do të “luftojë” për të marrë pikë jetike të cilat i duhen domosdoshmërisht për objektivin “mbijetesë”. Durrsakët renditet në vendin e nëntë në kuotën e 21 pikëve, 2 më shumë se Kukësi i vendit të fundit.
Por, edhe pse akutualisht, Teuta po kalon një formë shumë më të dobët se Vllaznia, durrsakët mund të jenë të “favorizuar” nga e shkuara. Kjo për shkak të statistikave që këto dy ekipe me traditë kanë në Superiore në të kaluarën. Në 47 ndeshje të zhvilluara mes tyre, Vllaznia ka fituar 15, në barazim kanë përfunduar 14 sfida, ndërsa Teuta ka triumfuar në plot 18 raste.
Statistika që ndoshta mund t’i mbeten vetëm të shkuarës, por mund të jenë një shtysë plus që të besuarit e Edi Martinit të motivohen për të mos dalë pa pikë nga transferta e vështirë shkodrane. /newsport.al/
Prishtina i ka marrë pikët e plota në udhëtim te Vushtrria, në kuadër të xhiros së 13-të në Superligën e…
Rusia po godet sistematikisht ekonominë e Ukrainës me sulme ndaj centraleve elektrike, fabrikave, porteve dhe hekurudhave. [...]Read More...
Në kuadër të një operacioni të gjerë antimafia, një organizatë kriminale, e përbërë kryesisht nga shtetas shqiptarë dhe e dyshuar…
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të gazetarit holandez Vincent van Gerven Oei, i cili,…
Efekti i “Rabbit Hole”- i humbjes në spiralen e informacionit po çon në një përplasje të re mes BE-së dhe…
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit Albin…