Vllaznia mori një fitore dramatike 2-1 ndaj AF Elbasanit në stadiumin ‘Loro Boriçi’, duke krijuar një shkëputje të rëndësishme prej pesë pikësh nga ndjekësja më e afërt, Egnatia. Emocionet në Shkodër arritën kulmin me golin e fitores të shënuar nga Kevin Dodaj në minutën e pestë shtesë.
Shkodranët kaluan në avantazh në minutën e 23-të, kur pas një aksioni të gjatë sulmues, Balaj gjeti rrugën e rrjetës dhe mposhti Janaçek. Vendasit krijuan edhe raste të tjera me Kastratin dhe Kallakun, ndërsa Elbasani rrezikoi në fundin e pjesës së parë me Boye, por portieri Pohls reagoi saktë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Vllazninë.
Në pjesën e dytë loja u bë më e luftuar. Vllaznia pretendoi për penallti për një prekje me dorë në zonë, por loja vazhdoi. Tsague gjeti rrjetën në minutën e 76-të, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Dy minuta më pas, Elbasani barazoi: një harkim i Mustës nuk u largua nga mbrojtja dhe Boye realizoi për 1-1.
Kur ndeshja dukej se do të mbyllej në barazim, Dodaj shfrytëzoi një krosim në shtyllën e dytë dhe në minutën 90+5’ shënoi golin e fitores, duke ndezur festën në “Loro Boriçi”. Ky gol u konfirmua më pas edhe nga sistemi VAR, pasi pati dyshime për pozicion jashtë loje apo prekje të topit me dorë nga sulmuesi i Vllaznisë. Ky sukses i jep Vllaznisë një avantazh të çmuar në garën për kreun.
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot në marrëdhënie do ndjeni nevojën për më shumë afërsi dhe…
Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, ka publikuar një listë prej 305 individësh të shquar përfshirë Donald Trump ,…
Donika Ndoji është zgjedhur në krye të degës së Partisë Demokratike në Lezhë, pas procesit zgjedhor të zhvilluar brenda strukturave…
Nata e Shën Valentinit ka sjellë një zhvillim të ri në jetën personale të moderatorit dhe ish-fituesit të “Big Brother”,…
Stuhitë e njëpasnjëshme që goditën bregdetet e Evropës Perëndimore në ditët e fundit kanë shkaktuar shkatërrime të mëdha dhe humbje…
Java e 22-të e kampionatit të Kategorisë së Parë prodhoi ndeshje emocionuese dhe shumë gola, me skuadrat e kreut që…