Vllaznia ka zyrtarizuar nënshkrimin e kontratës së parë profesionale me Sokol Uldedajn. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi shkodran nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, ku njoftohet marrëveshja me talentin e dalë nga akademia kuqeblu.
Në videon e publikuar, ku 17-vjeçari shfaq aftësitë e tij me topin, Vllaznia shkruan: “Një tjetër talent i shtëpisë që hedh hapin e rëndësishëm në karrierën e tij”.
None found
Uldedaj e ka regjistruar ndeshjen e tij të parë zyrtare në Conference League, në suksesin 2-1 të shkodranëve ndaj Malishevës. Për lojtarin e ri, bëhet fjalë për një ëndërr të kthyer në realitet, teksa tashmë feston edhe një “dhuratë” të veçantë nga drejtuesit e klubit, firmën në kontratën e parë.
Ky është një futbollist me perspektivë edhe për trajnerin Edi Martini, i cili pritet të përfitojë nga cilësitë e tij. Uldedaj aktivizohet në repartin ofensiv, më saktësisht si sulmues i krahut të djathtë.
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan, do të blihet sot me 79.3 lekë dhe do shitet me…
Ditën e sotme vendi ynë, pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, pasi moti do të karakterizohet nga kthjellime…
Mbahet sot në Tiranë protesta e 112-të kundër qeverisë së Edi Ramës, ndërsa qytetarët pritet të mblidhen sërish pasditen e…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur ligjin e ri që forcon sanksionet ndaj Rusisë dhe Iranit dhe…
Shtetet e Bashkuara dhe Danimarka kanë arritur një marrëveshje të re për sigurinë e Groenlandës, duke zbutur një përplasje diplomatike…
Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar gjatë natës në Riad, kryeqytetin e Arabisë Saudite, duke shkaktuar alarm te banorët dhe…