Sulmuesi i Juventusit Dushan Vlahovic është dëmtuar dhe nuk do të jetë i gatshëm për Serbinë në miqësoret që kjo e fundit do të zhvillojë me Danimarkën dhe Hungarinë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë përfaqësuesja serbe nëpërmjet një komunikate për shtyp, ku tregohet se sulmuesi ka një shqetësim në ije, me stafin e kombëtares serbe që kanë vendosur të mos rrezikojnë më shumë në një tjetër dëmtim serioz nëse e aktivizojnë.
None found
“Për shkak të rikuperimit nga një dëmtim në ije, Dusan Vlahović nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Dragan Stojković për miqësoret me Hungarinë dhe Danimarkën.
Pas konsultimeve mes mjekëve të Juventusit dhe mjekëve të kombëtares së Serbisë është vendosur që ai ta shfrytëzojë periudhën e pushimit për t’u rikuperuar nga problemi”, shkruhej në deklaratën e kombëtares serbe.
Në këto kushte Vlahovic do të rikthehet në Torino dhe do të vazhdojë edhe fazën e rikuperimit të tij për të qenë gati në kampionat me Juventusin./ h.ll/albeu.com
Dibra edhe këtë shtator bëhet një nga qendrat e rëndësishme të jetës teatrore shqiptare. Nga 23 deri më 29 shtator…
Qendra kombëtare e të dhënave do të fillojë ndërtimin deri në fund të mandatit të kësaj qeverie, thotë Ministri i…
Vëzhguesi i talenteve dhe ndërmjetësi i transferimeve, Michele Fratini, ka kërkuar që Edon Zhegrova të ketë më shumë minuta me…
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti, që të veprojë lidhur me ligjin…
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka zhvilluar në New York një takim me kongresistin amerikan Joe Wilson,…
Në kuadër të takimeve me partnerët zhvillimorë, Kryenegociatori i Republikës së Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, priti sot në…