Categories: sport

Vjen lajmi i shumë pritur, Ceferin: Euro 2020 do të luhet me tifozë

Presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin ka dhënë lajmin e shumë pritur sa i përket pjesës së tifozëve në EURO 2020.

Ai ka përjashtuar kategorikisht mundësine që ndeshjet e Evropianit të luhen pa tifozë.

Momentalisht 11 qytete kanë garantuar se mund të plotësojne kushtet sanitare për të pritur tifozë këtë verë. Në dyshim janë Dublini dhe Glasgoë, pasi qeveria skoceze është shfaqur skeptike.

Në intervitën e fundit, Ceferin shtoi se qytetet që nuk do të garantojnë ndeshje me tifozë do të hiqen nga lista dhe do të zëvendësohen nga qytete të tjera.

“Ne jemi duke punuar për skenarë të ndryshëm, por e vetmja garanci që mund të japim është se opsioni për të luajtur ndonjë ndeshje të Euro 2020 në një stadium të zbrazët është përjashtuar. Çdo qytet do të duhet të sigurojë që do të ketë tifozë në tribuna gjatë ndeshjeve të tyre. Skenari ideal është të luash turneun në 12 vendet e paracaktuara, por nëse kjo nuk është e mundur do të vazhdojë në 10 ose 11 vende”, u shpreh Ceferin.

Euro 2020 ishte në program për t’u luajtur verën e kaluar por u shty për këtë vit për shkak të pandemisë COVID-19. Kompeticioni i dytë më i rëndësishëm në rang kombëtaresh pas Kupës së Botës do të startojë në 11 qershor të këtij viti dhe do të përfundojë më 12 korrik, në një edicion të veçantë që do të zhvillohet në 12 shtete të ndryshme me rastin e 60-vjetorit të kampionatit të parë europian. /albeu.com/

të fundit

Shifrat/ 44% e shqiptarëve duan të emigrojnë në vitin 2025, niveli më i lartë në rajon. Tkurret grupi i të rinjve

Në vitin 2025, Shqipëria paraqitet si vendi me nivelin më të lartë të dëshirës për emigrim në Rajon, sipas të…

9 minutes ago

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Ditën e sotme dollari amerikan, në blerje do të këmbehet me 81.3 lekë, në shitje me 82.6 lekë. Euro, do…

14 minutes ago

Vranësira dhe kthjellime, njihuni me parashikimin e motit 17 Dhjetor 2025

Këtë të mërkurë vendi ynë, do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti do të jetë kryesisht me…

22 minutes ago

Horoskopi 17 dhjetor, mos u dorëzoni: Zbuloni surprizat e yjeve për shenjën tuaj

Dashi Dite mjaft pozitive dhe e mbushur me momente te lumtura kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndani çdo…

8 hours ago

Arian Çani: SPAK s’ka b*thë të shkojë tek Edi Rama! Flamur Noka: Krimi i organizuar ka kapur çdo qelizë të shtetit

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ishte i ftuar mbrëmjen e kësaj të marte në emisionin "Zonë e…

9 hours ago

Agron Shehaj për drejtoreshën e AKSHI-t: As emri nuk i përmendej në Parlament

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka folur për hetimet dhe masat e dhëna nga SPAK në lidhje me abuzimet…

9 hours ago