Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Korenica, u ka shprehur falënderim të gjithë personave që i janë gjendur pranë vajzës së tij, Urtinës, gjatë përballjes së saj të vështirë me sëmundjen.
None found
Në një reagim publik, Korenica bëri të ditur se lufta e Urtinës kundër kancerit ka hyrë në vitin e katërt. Sipas tij, gjatë kësaj periudhe ajo është përballur katër herë me sëmundjen e rëndë.
“Ka beteja që nuk zgjidhen brenda një dite, një muaji apo një viti. Beteja e Urtinës ka hyrë në vitin e katërt. Brenda këtyre katër viteve, ajo është detyruar të përballet plot katër herë me kancerin. Katër herë është rrëzuar dhe katër herë është ngritur për të vazhduar luftën për jetën”, ka shkruar Korenica.
Ai ka sqaruar se fondi për trajtimin e Urtinës është krijuar nga familjarët dhe miqtë, me synimin që asaj t’i krijohen të gjitha mundësitë për vijimin e trajtimit.
Sipas Korenicës, një terapi e re, me kosto rreth 30 mijë euro, pritet të mbërrijë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e ka cilësuar këtë terapi si një shans të ri shprese për vajzën e tij.
Pas kësaj faze, megjithatë, Urtina do të duhet t’i nënshtrohet një trajtimi tjetër, vlera e të cilit tejkalon 120 mijë euro.
“Kjo nuk është vetëm beteja jonë. Është një betejë që na ka bashkuar të gjithëve rreth një shprese, që Urtina ta fitojë jetën”, ka shkruar ish-deputeti.
Korenica ka falënderuar Ministrinë e Shëndetësisë për ndihmën e ofruar në etapën e parë të trajtimit, kur Urtinës iu mundësua trajtimi në Turqi, pasi terapia e nevojshme nuk ishte e disponueshme në Kosovë.
Mirënjohje ai ka shprehur edhe për shtetin e Francës, që, sipas tij, ka bërë të mundur trajtimin e Urtinës deri në këtë fazë. Po ashtu, ai ka falënderuar qytetarët për lutjet, përkrahjen morale dhe ndihmën financiare.
“Në momentet më të vështira, ju i dhatë familjes sonë forcë për të mos u dorëzuar”, ka shkruar ai.
Ish-deputeti u ka bërë thirrje qytetarëve që të vazhdojnë me lutje dhe mbështetje për Urtinën.
“Besojmë se me ndihmën e Zotit, me dashurinë e njerëzve dhe me forcën e saj të jashtëzakonshme, kjo betejë do të ketë fundin që të gjithë e dëshirojmë”, ka përfunduar ai.
Për Urtinën është hapur edhe një gofundme, për ta mbështetur financiarisht në betejën e rëndë.
Kryeministri Edi Rama, e nisi ditën e mërkurë me një komunikim live me ndjekësit në "Facebook", duke njoftuar ngjitjen me…
LSDM këtë mëngjes lëshoi dy reagime të ashpra kundër kryeministrit Hristijan Mickoski dhe OBRM-PDUKM-së, duke sfiduar pretendimet e tij për…
Deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci, ka reaguar pasi Lista Serbe hoqi nga deklarimi i saj në Kuvend shprehjen “në emër…
Rritja e numrit të studentëve në Universitetin “Nënë Tereza” në Shkup po krijon nevojë të shtuar për hapësira, ndërsa kampusi…
BesëlidhjaElvis Plori nuk do të jetë më trajner i Besëlidhjes [...]Read More...
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Gjini, ka deklaruar pak para vazhdimit të seancës konstituive se Vetëvendosje…