Categories: sport

Vinicius Jr po shkon drejt largimit dhe jo rinovimit, në Spanjë e krahasojnë situatën e tij me atë të Cristiano Ronaldos

Pasiguria rreth së ardhmes së Vinicius Junior te Real Madridi po shtohet, pasi bisedimet për zgjatjen e kontratës së tij kanë arritur në një pikë të ndërlikuar.

Të lidhura

None found

Marrëveshja që braziliani ka aktualisht me klubin përfundon më 30 qershor 2027. Për të shmangur rrezikun e humbjes së tij pa përfituar financiarisht pas një viti, drejtuesit e Real Madridit kanë shtuar përpjekjet që sulmuesi të nënshkruajë një kontratë të re. Pengesa kryesore në negociata mbeten pretendimet e larta financiare të lojtarit.

Pedja Mijatovic, legjendë dhe ish-drejtor sportiv i Real Madridit, ka shprehur dyshime se palët mund të arrijnë një marrëveshje. Qëndrimi i tij u përcoll nga gazetari Tono García në emisionin “El Larguero”.

“Kur arrin në këtë periudhë të verës dhe në kontratë ka mbetur vetëm një vit, krijohet përshtypja se Vinicius nuk ka ndonjë interes të madh për rinovimin”.

“Mendoj se aktualisht ai po u kushton më shumë vëmendje propozimeve të tjera”.

Sipas Mijatovicit, në zgjedhjen përfundimtare të sulmuesit mund të luajë rol interesimi nga klubet e mëdha, me Arsenalin që përmendet në mënyrë të veçantë.

“Të gjitha klubet po e ndjekin situatën e tij. Duket se Arsenali ka interes shumë serioz për transferimin dhe është i përgatitur të investojë një shumë të konsiderueshme”.

Ish-sulmuesi malazez vlerëson se shitja e Viniciusit duhet të merret seriozisht në shqyrtim, nëse Real Madridi nuk arrin ta bindë atë për vazhdimin e bashkëpunimit.

“Në rast se rinovimi nuk mund të realizohet dhe Real Madridi merr një ofertë shumë të favorshme, mundësia e shitjes duhet analizuar. Një vendim i tillë do të ishte plotësisht normal”.

Gazetari i njohur Tomas Roncero, ndërkaq, gjeti ngjashmëri mes kësaj çështjeje dhe mënyrës se si Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi.

“Klubi është ndarë nga shumë yje për shkak të mosmarrëveshjeve financiare dhe tani po shohim të njëjtin skenar. Në kontratën e fundit, Cristiano merrte 22 milionë euro neto, shifër identike me ofertën që Real Madridi i ka bërë Viniciusit, por kërkesa e tij ishte 30 milionë”.

“Cristiano nuk e pranoi propozimin dhe u largua. Është domethënëse që Viniciusi tani po përballet me një situatë të ngjashme”.

Megjithatë, Roncero bëri të ditur se braziliani nuk planifikon të largohet nga “Santiago Bernabeu” pa pagesë.

“Vinicius ua ka bërë të qartë personave të rrethit të tij të ngushtë se nuk do të largohet nga Real Madridi si lojtar i lirë”.

Sipas gazetarit, gjatë kësaj vere ekzistojnë vetëm dy alternativa: rinovimi i marrëveshjes ose realizimi i një transferimi.

Roncero sqaroi gjithashtu se pretendimi për një pagë prej 30 milionë eurosh në sezon nuk ka të bëjë vetëm me paratë, por edhe me pozitën që Vinicius dëshiron të ketë brenda ekipit.

“Mungesa e marrëveshjes lidhet në thelb me dëshirën e tij për t’u ndier po aq i vlerësuar sa Kylian Mbappe. Çështja nuk kufizohet vetëm te 30 milionë eurot, pasi ai nuk dëshiron të konsiderohet më pak i rëndësishëm se Mbappe”.

Nëse Vinicius dhe Real Madridi nuk ndryshojnë qëndrimet e tyre, Roncero mendon se largimi përmes një transferimi është alternativa më e mundshme.

“Duke qenë se Vinicius nuk synon të largohet falas, ndërsa Real Madridi nuk pranon t’i japë 30 milionë euro për sezon, rruga të çon më shumë te transferimi sesa te rinovimi”.

Në fund, Mijatovic e këshilloi brazilianin ta vlerësojë me kujdes çdo vendim për t’u larguar nga klubi madrilen.

“Real Madridi duhet të vazhdojë ta mbrojë madhështinë e vet, ndërsa Vinicius duhet të jetë i vetëdijshëm se përfaqëson klubin më të madh. Shumë futbollistë janë larguar dhe mes tyre kam qenë edhe unë, por më vonë kupton se asnjë vend tjetër nuk krahasohet me Valdebebas apo me ‘Santiago Bernabeu’. Pikërisht atëherë mendon: ‘Sa shumë kam gabuar’”./

të fundit

51-year-old rescued after falling 50 metres into a ravine in Mallakastër

Një operacion shpëtimi u zhvillua mbrëmjen e kësaj të marte në fshatin Kapaj të Mallakastrës, ku një 51-vjeçar ra aksidentalisht…

37 minutes ago

Quincy Promes, nga ylli i Ajaxit dhe Holandës te dënimi për plagosje dhe trafikimin e kokainës

Quincy Promes dikur ishte një nga futbollistët më të talentuar të Holandës. Ai shkëlqeu me Ajaxin dhe Spartak Moskën, luajti…

42 minutes ago

Horoskopi 26 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

Dashi Jeta juaj ne çift do ndikohet pozitivisht nga yjet gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh me se miri…

58 minutes ago

Arsenali dhe Manchester City mbizotërojnë në 11-shen e sezonit të Ligës Premier

Shoqata Profesionale e Futbollistëve në Angli (PFA) ka publikuar zyrtarisht formacionin e sezonit në Ligën Premier, ndërsa Arsenali dhe Manchester…

1 hour ago

Sheholli File”: Experts Warn of Serbia’s Efforts to Destabilize Kosovo

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj Fatmir Shehollit, nën dyshimet për "Spiunazh" dhe "Shantazh" . Drejtori i Institutit…

1 hour ago

Tomorrow, traffic of vehicles weighing over 20 tonnes will be restricted on the motorway

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet e…

1 hour ago