Categories: sport

Mourinho: Trajtimi i Vinicius Jr në La Liga ka marrë përmasa bullizmi

Jose Mourinho ka kritikuar ashpër trajtimin që, sipas tij, Vinicius Jr po merr në takimet e La Ligës, duke e përshkruar realitetin e sulmuesit brazilian si “bullizëm”.

Të lidhura

None found

Pas triumfit 2-1 të Real Madridit përballë Espanyolit, tekniku portugez pranoi se Vinicius nuk është i përsosur, por shtoi se ndërhyrjet dhe qëndrimet ndaj tij kanë shkuar përtej çdo mase.

“Vinicius? Ai nuk është një shenjtor, por ajo që po i bëjnë është e tepërt. E godasin dhe kjo është shumë zhgënjyese. Ai duhet të ketë një kontroll të madh emocional. Është një situatë e vështirë. Kjo është bullizëm”, u shpreh Mourinho.

Sipas trajnerit të Real Madridit, braziliani duhet të ruajë qetësinë dhe të tregojë vetëkontroll përballë presionit të madh me të cilin përballet në fushë.

Mourinho vlerësoi se qasja e kundërshtarëve ndaj Vinicius shpesh e çon lojtarin në rrethana të vështira, duke prodhuar tension të panevojshëm gjatë ndeshjeve.

Portugezi veçoi edhe rëndësinë e futbollistëve që hynë nga stoli, duke thënë se ata patën rol të vlefshëm në sigurimin e tre pikëve.

“Lojtarët nga stoli mund të të ndihmojnë gjithmonë të fitosh ndeshjet. Këto pikë janë shumë të rëndësishme”, përfundoi Mourinho.

Suksesi ndaj Espanyolit i solli Real Madridit tre pikë të vlefshme, ndërsa deklaratat e Mourinhos pritet të rikthejnë në vëmendje debatin mbi ndërhyrjet, provokimet dhe presionin që Vinicius Jr has gjatë ndeshjeve të kampionatit spanjoll.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago