Kurt Zouma ka kërkuar falje pasi një video e tij duke shkelmuar dhe goditur macen e tij u bë virale. Shumë persona janë irrituar nga ato pamje dhe tashmë Zouma ka reaguar për herë të parë pas kritikave.
“Dua të them se sa shumë më vjen keq për këdo që u mërzit nga videoja”, tha Zouma në një deklaratë.
None found
“Dëshiroj t’i siguroj të gjithë se dy macet tona janë shumë mirë dhe të shëndetshme.
Ato janë të dashura dhe marrin dashuri nga e gjithë familja jonë dhe kjo sjellje ishte një incident i izoluar që nuk do të ndodhë më.”
Gjithashtu edhe klubi i tij, West Ham ka bërë një njoftim në lidhje me këtë gjë.
“West Ham dënon pa rezerva veprimet e lojtarit tonë Kurt Zouma në videon që ka qarkulluar”, nis deklarata e klubit të Premierligës.
“Ne kemi folur me Kurtin dhe do të merremi me këtë çështje brenda vendit, por do të donim ta bënim të qartë se ne në asnjë mënyrë nuk e falim mizorinë ndaj kafshëve”./ h.ll/albeu.com
Një avion ushtarak amerikan ka goditur një anije mallrash në Gjirin e Omanit, pasi ajo dyshohet se kishte tentuar të…
Alarm për cilësinë e ujit të pijshëm në Vlorë, ku analizat e kryera në depozitën e kopshtit nr. 10 kanë…
Detaje tronditëse janë zbardhur nga hetimet për sulmin me armë zjarri në Krakov të Polonisë. [...]Read More...
Trajneri i Kombëtares U-19, Fatjon Tafaj, ka folur për fshf [...]Read More...
Deputeti i PS, Erion Braçe, i ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ka folur në lidhje me kandidaturën e përfolur…
Gjatë 24 orëve të fundit, në territorin e gjithë shtetit janë regjistruar 11 denoncime për dhunë në familje.Nga Ministria e…