sport

VIDEO / Videoja e reagimit të Montellas ndaj Gulerit shkaktoi skandal dhe kërcënime, Federata Turke duhej të reagonte

Arda Guler është ylli kryesor i Turqisë dhe në rrugën për t’u bërë heroi kombëtar i atij vendi. Pasi shënoi një gol ndaj Gjeorgjisë për fitoren 3-1 në xhiron e parë të Euro 2024, Turqia u çmend për talentin e Real Madridit.

Kjo është arsyeja pse tifozët ishin të zemëruar që 19-vjeçari mori vetëm rreth 20 minuta në ndeshjen tjetër, një humbje 0-3 kundër Portugalisë.

Të lidhura

None found

Por, kjo u shndërrua në zemërim pasi u publikua një video e marrë në seancën stërvitore të Turqisë përpara ndeshjes vendimtare të së enjtes kundër Republikës Çeke në raundin final.

Ajo tregon se trajneri Vincenzo Montella i merr ‘pancirin’ Gulerit në fillim të stërvitjes dhe e dërgon atë jashtë grupit të lojtarëve për t’u stërvitur i vetëm.

Videoja që tregon këtë situatë shënoi fillimin e mijëra kërcënimeve dhe ofendimeve ndaj italianit në bankinën e Turqisë, jo vetëm nga rrjetet sociale por edhe nga mediat.

Aq shumë urrejtje ra mbi Montellan, saqë Federata Turke e Futbollit u detyrua të reagonte.

“U shfaq një video nga stërvitja e kombëtares sonë, e cila bëri komente në rrjetet sociale. Para stërvitjes ka pasur një marrëveshje mes stafit stërvitor dhe Arda Guler që para ndeshjes me Çekinë të stërvitej individualisht për shkak të dhimbjeve në ije”.

“Stërvitja që shihet në video nuk ishte planifikuar për Ardan dhe shumë shpejt përfaqësuesi jonë u drejtua në stërvitje individuale si masë paraprake. Njerëzit që e duan Turqinë dhe zemrat e të cilëve rrahin për kombëtaren nuk duhet të bien në provokime të tilla”, thuhet në njoftimin e federatës turke.

Trajneri mbrohet edhe nga kapiteni

Montella ishte kritikuar më parë nga kritikët se i dha Guler një numër modest minutash kundër Portugalisë, por ata nuk e dinin që adoleshenti ishte i lënduar. Këtë e ka zbuluar kapiteni Hakan Calhanoglu.

“Arda u dëmtua në stërvitje. Prandaj nuk luajti që në fillim. Më duhet të mbaj anën e trajnerit sepse disa gjëra nuk duhen bërë publike”, ka deklaruar kapiteni i Turqisë. /Telegrafi/

Tags: Euro 2024

të fundit

Akili i thotë Norës se prioritet ka lojën, jo Rronin

Një diskutim mes Akilit dhe Norës është zhvilluar në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 5, ku në fokus ishte…

15 minutes ago

Berisha në Durrës: Zgjedhjet u zhvilluan si farsë, Rama dhe grupet kriminale do të dalin para drejtësisë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama gjatë “Foltores së Ripërtëritjes” në…

23 minutes ago

Musk apelon vendimin për mashtrim ndaj aksionerëve të Twitter, në lojë 2.6 miliardë dollarë

Elon Musk i është drejtuar Gjykatës Federale të Apelit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar rrëzimin e një…

27 minutes ago

Sokolova: Flakët nisën pranë derës së pasme, ndërsa turma u bllokua te hyrja kryesore

Burimi i zjarrit në diskoteken "Pulse" në Koçan ishte në derën e pasme, gjë që bëri që të gjithë të…

29 minutes ago

Lapaj: Përplasjet në PS ngjajnë me luftë bandash; opozita duhet të kapërcejë egot për të fituar Tiranën

Adriatik Lapaj, në një intervistë për “News24”, ka komentuar zhvillimet politike në vend, duke u ndalur te përplasjet brenda Partisë…

34 minutes ago

Spiropali warns she will speak tomorrow; Shehaj: Reveal the government’s scandals or stay silent

Kryetari i Partisë Mundësia ka reaguar pas lajmit se Elisa Spiropali u përjashtua nga grupi parlamentar i PS-së dhe se…

35 minutes ago