Categories: sport

Përsëri e njëjta histori” – Vinicius shpërthen ndaj Arda Gülerit

Një episod i tensionuar mes Vinicius Juniorit dhe Arda Gülerit u vu re gjatë përballjes së Real Madridit me Espanyolin.

Futbollisti turk ishte ndër më aktivët dhe më kërcënuesit në radhët e madrilenëve. Ai pati rol edhe në golin e parë të takimit, pasi krosimi i tij u shfrytëzua nga Jude Bellingham, i cili realizoi.

Të lidhura

None found

Megjithatë, një vendim i Gülerit gjatë lojës irritoi dukshëm Viniciusin. Braziliani ndodhej i lirë në krahun e majtë dhe priste pasimin, por mesfushori zgjodhi t’ia dërgonte topin Kylian Mbappés.

Reagimi i Viniciusit ishte i menjëhershëm. Ai bëri gjeste në fushë për të treguar pakënaqësinë ndaj zgjedhjes së shokut të skuadrës.

Pamjet e publikuara pas ndeshjes tregojnë se braziliani i kishte kërkuar disa herë Gülerit që ta përfshinte më tepër në aksionet e ekipit. Në një prej këtyre momenteve, ai i tha:

“Arda, ma paso topin të paktën një herë, dreqi ta hajë. Është gjithmonë e njëjta gjë”.

Videoja u përhap me shpejtësi në rrjetet sociale, ndonëse shpërthime të tilla emocionale nuk janë të rralla gjatë një ndeshjeje futbolli.

Güler po e kërkon më shpesh Mbappén

Vëmendje të veçantë mori edhe fakti se Güler, në disa raste, preferoi t’i drejtohej Mbappés. Francezi tashmë konsiderohet një prej pikave kryesore të repartit ofensiv të Real Madridit.

Kjo situatë pasqyron edhe detyrën e vështirë të trajnerit José Mourinho, i cili duhet të krijojë ekuilibrin e duhur mes yjeve të shumtë në sulm.

Vinicius mbetet një prej futbollistëve kryesorë të Real Madridit, ndërsa Güler po fiton vazhdimisht më shumë peshë brenda skuadrës. Në të njëjtën kohë, Mbappé vazhdon të jetë një nga alternativat kryesore të madrilenëve për shënimin e golave.

Real Madridi triumfoi 2-1 ndaj Espanyolit, por përplasja verbale mes Viniciusit dhe Gülerit ishte ndër episodet që tërhoqi më shumë vëmendje pas ndeshjes.

të fundit

Kërçeli rejects claim over “€1 billion”: €6.5 million worth of energy was imported from Serbia

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Kërçeli kundërshton pretendimin për “1 miliardin”: Nga Serbia u importuan 6.5 milionë euro energji

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka publikuar të dhënat e Doganës së Kosovës për importin e energjisë elektrike. Sipas…

2 hours ago

Jensen Huang’s resignation rocks Nvidia: Espionage suspicions expose bigger issues

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

3 hours ago

Dorëheqja e Jensen Huang trondit Nvidia-n: dyshimet për spiunazh zbulojnë çështje më të mëdha

Dorëheqja e Jensen Huang nga drejtimi i gjigantit amerikan të teknologjisë Nvidia, pas raportimeve për disa marrëdhënie jashtëmartesore, përfshirë një…

4 hours ago

Liga e Kombeve ka shtatë çerekfinalistë, Danimarka dhe Norvegjia vendosin biletën e fundit

Shtatë nga tetë çerekfinalistët e Ligës së Kombeve për edicionin 2026/27 tashmë janë përcaktuar. Pas ndeshjeve të së hënës, Gjermania…

4 hours ago

36-year-old firefighter dies after falling from a cliff while hiking in Missouri

Një ngjarje tragjike ka tronditur komunitetin në Misuri të SHBA-së, ku një zjarrfikëse 36-vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë…

4 hours ago