sport

VIDEO / Skandali i Realit kundër Almeria, dalin audiot mes gjyqtarit kryesor dhe VAR, favorizim për “Los Blancos”

Platforma televizive “DAZN” ka bërë publike audiot e diskutimeve ndërmjet gjyqtarit Fransisko Hose Hernandez Maeso dhe sistemit VAR në ndeshjen ndërmjet Realit të Madridit dhe Almerias. Takimi u mbyll me fitoren 3-2 të Realit, por që ka ngjallur një furtunë indinjate tek Almeria dhe ka nxitur një debat të ashpër në Spanjë.

Ishin tri rastet e ndërhyrjes së sistemit VAR dhe në të tria përfitues ishte Reali i Madridit. Momenti i parë i diskutueshëm ishte ai i minutës së 56-të, kur Almería po fitonte 0-2 dhe Realit iu akordua një penallti për një prekje të topit me dorë në zonë nga Kaiki. Penalltia u kthye në gol nga Bellingam, duke i hapur rrugë përmbysjes së Madridit. Në diskutimin mes gjyqtarit kryesor dhe atyre në regjinë VAR ishte vetëm momenti i prekjes me dorë, teksa u injorua plotësisht fakti që Kaiki u pengua nga Hoselu, apo faulli i Rydiger ndaj Edgar. Hernández Maeso , i njoftuar nga VAR-i, përfundoi duke sinjalizuar penallti pas rishikimit të momentit në monitorin e fushës.

Të lidhura

None found

Biseda mes Hernández Maeso dhe VAR-it për penallti në favor të skuadrës “merengues”:
Hernández Hernández (arbitri i VAR): “Fran (Hernández Maeso), unë ju rekomandoj një rishikim në fushë, në mënyrë që të mund të vlerësoni një penallti të mundshme për shkak të një prekjeje të topit me dorë nga mbrojtësi i Almerías”
Hernández Maeso (arbitri në fushë): “Mirë, do ta shoh”.
VAR: “Ne do ta vendosim në shumë ngadalë që të mund ta shihni. Në rregull?”
Hernández Maeso: “Mirë, jam para ekranit”.
VAR: “Ja ku e keni. Ne do ta vendosim në shumë ngadalë që të mund të shihni. Në rregull? Unë do t’i vendos pamjet në disa kënde që të keni mundësi të gjykoni më drejt”.
VAR: “Dhe tani veprimi është i juaji. Në rregull? Vendoseni ju”.
Hernández Maeso: “E përkryer. Godet lojtari i Madridit dhe topi përfundon në krahun e mbrojtësit”.
Hernández Maeso: “Mbrojtësi i Almerías zë hapësirën. Unë do të sinjalizoj një penallti pa karton. Dakord?”
VAR: “Perfekte”.

Momenti i dytë ishte ai i minutës së 62-të. Serxhio Arribas shënoi 1-3 në një kundërsulm të Almerías, por Hernández Maeso, me kërkesë të VAR-it, e anuloi atë pasi Lopi goditi në fytyrë Bellingamin në fillimin e ndeshjes. Pas rishikimit të veprimit në monitorin e fushës, arbitri kryesor, ndëshkoi me karton lojtarin e Almerias, duke e cilësuar të pavlefshëm golin.

Biseda mes Hernández Maesos dhe VAR-it në golin e anuluar ndaj Almerías:
Hernández Hernández (arbitri i VAR): “Ejani ta shihni Fran (Hernández Maeso), unë rekomandoj një rishikim në fushë për një faull të mundshëm në nisjen e aksionit. Mirë”
VAR: “Nëse dëshironi, do t’ju paraqes një pamje nga larg, në mënyrë që të shikoni se përfundon me një gol direkt nga atje”.
VAR: “Do t’iu tregoj pikën e kontaktit, mirë?”
Hernández Maeso (arbitri në fushë): “Vendoseni në mënyrë dinamike për mua, të lutem”.
VAR: “Mirë?”
VAR: “Loja vazhdon dhe përfundon me gol”.
Hernández Maeso: “E qartë. Do të sinjalizoj një faull në favor të Realit të Madridit, do të anuloj golin dhe do të ndëshkoj me karton të verdhë numrin 6 të Almerías”.

Aksioni i tretë kontrovers i arbitrazhit në takimin Real Madrid-Almería erdhi në minutën e 66-të, në golin e barazimit të përkohshëm 2-2 të Vinicius që nuk dukej qartë në pamje nëse ishte me shpatull apo me krah. Hernández Maeso e anuloi atë fillimisht me idenë se braziliani e kishte prekur topin me dorë, por, pasi u konsultua me VAR-in dhe e pa në monitorin e fushës, ai ndryshoi vendimin duke e konsideruar të vlefshëm golin.

Biseda mes Hernández Maeso dhe VAR-it në golin e dhënë për Vinicius:
Hernández Hernández (arbitri i VAR): “Ja, ja, kjo është. Më jepni të kundërtën djathtas. Ndaloni në pikën e kontaktit. Unë rekomandoj një rishikim në monitor në mënyrë që të mund të vlerësoni dorën e mundshme”.
Hernández Maeso (arbitri në fushë): “E përsosur”.
VAR: “E godet në shpatullën e djathtë. Fran, do t’ju tregoj, mirë?”
VAR: “Ne do ta vendosim me xhirim super të ngadaltë. E godet atë në shpatull. Ju vlerësoni faullin e mundshëm në sulm”.
Hernández Maeso: “Mirë, ma kaloni. Më jepni pikën e kontaktit”.
VAR: “Ja ku e keni”.
Hernández Maeso: “Do të sinjalizoj për gol, nuk ka faull”.
VAR: “Mirë, shihni atë të mëparshmen. Kjo është pamja”.
Hernández Maeso: “I përsosur, ai e godet me shpatull dhe është një gol i vlefshëm. Unë do të sinjalizoj gol, nuk ka faull”. /abcnews.al

të fundit

Një fitore, 10 gola të pësuar në 5 ndeshje, Hygerta Sako i përgjigjet në mënyrë epike trajnerit të Partizanit

Florin Bratu dhe Hygerta SakoPartizani është zhytur në një krizë totale [...]Read More...

5 minutes ago

“V*asja mafioze në Sarandë”, Dogjani: Konflikti nisi me plagosjen në vitin 2025

Ish-drejtuesi i lartë i policisë së shtetit, Asllan Dogjani në një lidhje live në emisionin “Review” me Greta Topjana në…

19 minutes ago

Analyst warns: Call to dissolve The Hague court could harm Kosovo

Analisti Lavdrim Lita i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur…

25 minutes ago

Protest in Tirana, marchers stop in front of the Ministry of Health

Marshimi i protestuesve vijon në rrugët e Tiranës, ndërsa pjesëmarrësit janë ndalur para Ministrisë së Shëndetësisë. Gjatë ndalesës, protestuesit kanë…

26 minutes ago

Parliamentary voting ends in Russia, Putin expected to tighten political control in an uncontested race

Në Rusi janë mbyllur votimet për zgjedhjet parlamentare, në një proces që pritet të konfirmojë edhe një herë dominimin politik…

27 minutes ago

Nga Romero te Huijsen, Real Madridi denoncon vendimet e arbitrimit pas humbjes ndaj Atlético Madridit

Real Madridi ka reaguar ashpër pas humbjes 2-1 ndaj Atlético Madridit në derbin e zhvilluar në “Metropolitano”, duke kritikuar publikisht…

29 minutes ago