sport

Transkriptohet biseda mes gjyqtarit dhe dhomës së VAR-it nga ndeshja Real – Almeria, sqarohet e gjitha

Pati momente dramatike në Santiago Bernabeu të dielën në mbrëmje kur Real Madridi u përball me Almerian. Skuadra e fundit në tabelë dukej se do t’i merrte tri pikë skuadrës lider në ligë, por disa vendime të diskutueshme VAR i dhanë Real Madridit rikthimin në lojë.

Disa lojtarë të Almerias kishin ankesa pas ndeshjes, pasi vendimet e gjyqtarit ishin të ashpra ndaj tyre. Megjithatë, nga këndvështrimi i Carlo Ancelottit, të gjitha vendimet ishin të justifikuara dhe të sakta.

Të lidhura

None found

MARCA ka publikuar transkriptin e bisedës mes arbitrit në fushë, Hernandez Maeso dhe zyrtarit të VAR-it, Hernandez Hernandez për të gjitha thirrjet e diskutueshme gjatë natës. Si fillim, biseda për penalltinë e Real Madridit që thirri VAR-i shkoi si më poshtë.

“Fran, unë do të rekomandoj një rishikim në fushë për dorën e mbrojtësit të Almerias”, deklaroi Hernandez Hernandez.

“Unë ju vendos pamjet në mënyrë që ta shihni atë në kontekst dhe ndarjen midis lojtarëve. Tani vendimi është i juaji, ju duhet të vendosni”, shtoi ai.

Gjyqtari në fushë u përgjigj: “E përkryer. Unë do të jap një penallti pa karton”.

Për golin e anuluar të Almerias
Mysafirëve iu anulua një gol në periudhën e dytë për një faull në grumbullim, dhe shumë menduan se ishte një vendim i padrejtë.

“Eja dhe shiko, Fran, unë rekomandoj një rishikim në fushë për ndërhyrje të mundshme në sulm”, sugjeroi zyrtari i VAR menjëherë pas golit të Almerias.

Pas shqyrtimit të vendimit, Maeso u pajtua me dyshimin e Hernandez dhe tha: “Po, është me të vërtetë fillimi (faza e sulmit). Prandaj, unë do të fishkëlloj një faull në favor të Real Madridit dhe do ta anuloj golin dhe do të ndëshkoj me karton lojtarin me numër 6, lojtari i Almerias”.

Për golin me kraharor të Vinicius
Ndoshta momenti më i diskutueshëm i natës erdhi kur Vinicius Jr barazoi rezultatin për Los Blancos, duke e goditur topin me krahrorin e tij. Çuditërisht, situata u rishikua nga VAR.

“Unë rekomandoj një rishikim në terren në mënyrë që të mund të shihni dorën apo krahun. Më jep këndin e kundërt. Ndaloni në pikën e kontaktit”, sugjeroi VAR.

Arbitri në fushë kërkoi edhe një herë pikën e kontaktit për t’u sqaruar me VAR, për të cilën Hernandez Hernandez u përgjigj: “Ai e godet në shpatull. Ju vlerësoni faullin e mundshëm në sulm”.

Duke u përgjigjur, arbitri në fushë tha: “Jam dakord me ju dhe topi bie në shpatull. Më jep një kënd të lartë. Një kornizë më shumë. Perfekt, ai e godet me shpatull dhe është një gol i vlefshëm. Do të pranoj këtë si gol, nuk ka faull”. /Telegrafi/

të fundit

Lëvizja Studentore Kombëtare, mundësi për një forcë të re politike apo rrezik për t’u përfshirë nga partitë ekzistuese?

Studentët në Shqipëri kanë zyrtarizuar më 21 nëntor 2026 formimin e një organizimi të ri, të quajtur “Lëvizja Studentore Kombëtare”,…

2 minutes ago

Serbian citizen suspected of attempting to smuggle 5,000 cartons of cigarettes through the “Bogorodicë” border crossing

Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë ngriti procedurë kundër një shtetasi serb, i cili dyshohet se ka kryer veprën penale "Kontrabandë".Ai…

2 minutes ago

Tetovo, 25-year-old wanted to serve a 3-year, 6-month prison sentence detained

MPB Maqedoni njofton se dje (24.11.2026) në orën 18:10 në rrugën "Krushevaçka" në Tetovë, oficerët e policisë nga SPB Tetovë…

2 minutes ago

Skopje, protest march against femicide and violence against women

Sot, në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave dhe Vajzave, në Shkup mbahet marsh protestues kundër femicidit dhe…

2 minutes ago

Haxhiu: Protecting women from violence is a state responsibility, not a family matter

Në Kuvendin e Kosovës, në kuadër të Asamblesë së Grave Parlamentare dhe Asamblisteve, Albulena Haxhiu ka ngritur shqetësimin për dhunën…

3 minutes ago

MPs and assembly members join forces to end gender-based violence

Me rastin e hapjes së fushatës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës me bazë gjinore”, Grupi i Grave Deputete po…

3 minutes ago