Më shumë se 1000 policë italianë u angazhuan për të siguruar derbin romak i njohur si “Derby della Capitale” në mënyrë që të shkonte pa probleme. Por edhe këtë herë takimi mes Lacios dhe Romës u karakterizua nga trazira huliganësh, si jashtë ashtu edhe në stadium…
Atmosfera e ndezur në kryeqytetin italian është ndjerë gjatë gjithë ditës, siç ndodh zakonisht në ditën e derbit. Tymi dhe flakët e para filluan pak para hyrjes së tifozëve në stadium. Aty ku vazhdoi tërbimi…
Flakët, “raketat”… Njëra pas tjetrës. Skenat nga “Olimpico” para fillimit të ndeshjes duken si luftë, dhe interesant është se disa media italiane as që i ka përmendur trazirat në transmetimin e saj me tekst, por kanë vlerësuar vetëm koreografinë e madhe!?
Për të gjitha, policia u detyrua të ndërhynte dhe për të qetësuar pasionin ka kontribuar edhe “Speciali”, Zhoze Murinjo. Trajneri i Romës shkoi te tifozët e Romës dhe u kërkoi atyre që të qetësoheshin, e më pas edhe drejtuesve të Lacios që të njëjtën gjë t’i kërkonin tifozëve të tyre. Pas pak minutash situata u qetësua, ndaj ndeshja nisi sipas orës së planifikuar, nga ora 18:00.
Ylli i muzikës Xhensila Myrtezaj ka emocionuar me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë një moment…
Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpërndau sot një mesazh ndërgjegjësimi për të gjithë gratë…
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Çërragë të Belshit, ku një grua ka humbur jetën në rrethana tragjike pas…
Ish-Presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë mesditën e sotme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, pas komplikacioneve…
Lëkundje tërmeti kanë ndjerë në Korçë. Mësohet se tërmeti i regjistrua me magnitudë 3.7 ballë. Epiqendra sipas të dhënave është…