sport

VIDEO/ Leksion futbolli nga Barcelona, skuadra e Flik zbërthen Bajernin

Barcelona i ka dhënë një leksion futbolli Bajern Mynihut me një fitore bindëse 4-1 përballë bavarezëve, ku protagonist absolut ishte Rafinja.

Sulmuesi brazilian i dha avantazhin skuadrës së tij që në minutën e parë të ndeshjes, duke i bërë pak më të thjeshtë vijimin e takimit ku bavarezët u hodhën me shumë forca në sulm.

Të lidhura

None found

Kejn ia doli të barazonte shifrat, por furia e bavarezëve solli edhe boshllëqe në prapavijë, të cilat u shfrytëzuan nga katalanasit në mënyrë perfekte. Levandovski ktheu në avantazh Barcelonën, ndërsa Rafinja në minutën e fundit thelloi diferencën.

Ishte përsëri Rafinja ai i cili tundi rrjetën me një kundërsulm të shpejtë në pjesën e dytë, duke ia bërë të pamundur Bajernit kërkimin e një përmbysje në minuat e mbetura të sfidës.

Kështu, katalanasit ngjallin edhe një herë fushatën e tyre europiane, ndërsa bavarezët mbeten në zonë e poshtme të tabelës.

GOLAT BARCELONA-BAJERN MYNIH 4-1

56’ GOOOL BARCELONA!  Jamal jep një pasim perfekt për Rafinja i cili kontrollon me gjoks dhe pastaj ecën drejt zonës, duke mposhtur përsëri Nojer me një diagonale. (VIDEO)

45’ GOOOL BARCELONA! Top i gjatë perfekt i Kasado për Rafinjën në të majtën, sulmuesi bën gjithçka mirë dhe mposht përsëri Nojer me një gjuajtje të pakapshme. (VIDEO)

37’ GOOOL BARCELONA! Fermin Lopez ia del të shmangë largimin e topit me kokë të Kim, pason në qendër për Levandovskin i cili nuk gabon duke çuar sferën në rrjetë. Bavarezët kërkojnë faull ndaj mbrojtësit, por gjyqtari bën shenjë nga qendra. (VIDEO)

18’ GOOOL BAJERN MYNIH! Aksion i shpejtë i bavarezëve me Gnabri i cili nga e majta harkon për Kejn, me sulmuesin  cili këtë herë shmang pozicionin jashtë loje dhe shënon. (VIDEO)

10’ Myler nga e djathta del në sulm dhe harkon në zonë ku Kejn me kokë gjen rrjetën. Por goli anulohet për pozicion jashtë loje të anglezit. (VIDEO)

1’ GOOOL BARCELONA! Fermin Lopez jep një top në thellësi për Rafinja i cili me qetësi shkon drejt portës, shmang portierin dhe çon sferën në rrjetë. (VIDEO)

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

5 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

5 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

5 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

5 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

5 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

5 hours ago