Categories: sport

VIDEO/ Joni fiton betejën me sëmundjen e rëndë, FSHF dhe lojtarët e Kombëtares i realizojnë dëshirën e veçantë

Rreth një vit më parë, në Federatën Shqiptare të Futbollit mbërriti një kërkesë prekëse. Një djalë i vogël me emrin Joni po përballej me një sëmundje të rëndë dhe dëshironte të merrte një përshëndetje e pak kurajë nga futbollistët e Kombëtares shqiptare.

Mes të parëve që iu përgjigj ishte Kristjan Asllani, i cili në videomesazhin e tij u shpreh: “Përshëndetje Joni, të uroj ta kalosh operacionin me sukses dhe të shërohesh sa më shpejt. Shpresoj të shihemi në qershor në Tiranë, një përqafim të fortë, ciao”.

Të lidhura

None found

Tani, pothuajse pas një viti, një i afërm i Jonit ka kontaktuar sërish FSHF-në për të ndarë lajmin e mirë se vogëlushi ia ka dalë ta kapërcejë këtë sprovë. Një moment i tillë duhej shënuar, aq më tepër në mënyrën që vetë Joni do të donte më shumë. Për këtë arsye, ai mori përshëndetje dhe ftesa nga disa prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare.

Në mesazhin e dërguar pas 1 viti drejt FSHF-së thuhej: “Përshëndetje, para një viti ju kam shkruar për vëllain tim Jonin, i cili po luftonte me kancerin. Sot, me zemër plot gëzim, ju tregoj se pas një viti shumë të vështirë me kimioterapi dhe rrezatime, ai e ka fituar këtë betejë. Gjatë gjithë kohës, edhe nga spitali, ai nuk ka humbur asnjë ndeshje të Shqipërisë. Kombëtarja ka qenë forca dhe motivimi i tij më i madh. Tani duam t’i bëjmë një surprizë të madhe për festën e tij. Do të ishte e paharrueshme për të nëse disa nga lojtarët do t’i dërgonin një video të shkurtër, ku t’i thonë se janë krenarë për tifozin e tyre më të madh. Ju falënderoj nga zemra”.

Pas këtij lajmi të gëzueshëm, pranë Jonit u bënë me mesazhet e tyre edhe disa futbollistë të ekipit kuqezi. Elseid Hysaj, Kristjan Asllani, Juljan Shehu, Mario Mitaj, Arbër Hoxha dhe Thomas Strakosha iu bashkuan këtij çasti kaq të veçantë për djaloshin.

Edhe vetë Joni u shfaq para kamerës për të falënderuar FSHF-në dhe lojtarët e Kombëtares për mbështetjen që i dhanë. Në fund të videos ai thotë: “Faleminderit shumë, shumë jam gëzuar, ju dua krejt”.

I gjithë ky veprim u kthye në një dëshmi fisnikërie nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe futbollistët e Kombëtares, të cilët i sollën gëzim një djaloshi që përballoi me forcë një vështirësi kaq të madhe.

Mesazhet e futbollistëve të Kombëtares:

Elseid Hysaj: Përshëndetje Joni, jam shumë i lumtur për ty, për lajmin që mora, që ja dole. Fitove betejën e madhe, shpresoj që të të shoh shumë shpejt në stadium, që të na ndihmosh, të na mbështetësh siç ke bërë gjithë këto kohë.

Juljan Shehu: Joni përshëndetje, jam shumë i lumtur për ty dhe krenar që ti ja dole me sfidën që pate. Shpresoj që t’ja kalosh sa më mirë tani dhe të presim në stadium.

Kristjan Asllani: Joni, jam shumë i lumtur që e kalove këtë sfidë. Të uroj të gjitha të mirat në jetë dhe ishalla shihemi sa më shpejt në stadium.

Arbër Hoxha: Përshëndetje Joni, më vjen mirë që je mirë me shëndet. Faleminderit që na ndjek gjithmonë, shpresoj që të takohemi shumë shpejt.

Mario Mitaj: Përshëndetje Joni, jam shumë i lumtur që je mirë me shëndet. Bravo për forcën e treguar, të presim në stadium.

Thomas Strakosha: Përshëndetje Joni, gëzohem që ja dole, bravo kampion. Ishalla takohemi sa më shpejt në stadium, të jemi bashkë, të përqafohemi bashkë dhe të na mësosh edhe neve si të jemi kaq të fortë. Të përqafoj fort dhe shumë shpejt ishalla takohemi në stadium.

të fundit

Gas Cylinder Explosion in Lezhë: Relative Says Family Came from Italy for a Wedding

Një i afërm i familjes Kola ku shpërtheu bombula e gazit, ka rrëfyer detaje mbi shpërthimin e bombolës së gazit…

6 hours ago

Alban Xhaferi: Problemi i Vllaznisë nuk kufizohet te një ndeshje, akuza ndaj gjyqtarëve të VAR-it

Alban Xhaferi, Presidenti i VllaznisëPresidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi, ka shpërthyer në rrjetet sociale me një reagim të ashpër pas…

6 hours ago

FSHF dënon goditjen e arbitrit nga Alban Xhaferri pas sfidës Elbasani–Vllaznia

FSHFFederata Shqiptare e Futbollit dënon me forcë incidentin e rëndë të ndodhur pas përfundimit të ndeshjes AF Elbasani–Vllaznia, ku Presidenti…

7 hours ago

Horoskopi 30 Gusht 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Çdo gjë do ece me se mire sot mes jush dhe atij qe keni ne krah. Do jeni largpamës…

7 hours ago

Shpërthimi i bombolës në Lezhë/ Dëshmia e të afërmit: Familja erdhi nga Italia për dasmë

Një i afërm i familjes Kola ku shpërtheu bombula e gazit, ka rrëfyer detaje mbi shpërthimin e bombolës së gazit…

7 hours ago

Edi Martini përjashtohet nga loja, Maletaj i tregon kartonin e kuq trajnerit të Vllaznisë

Trajneri i Vllaznisë, Edi MartiniTrajneri i Vllaznisë, Edi Martini e ka mbyllur ndeshjen e sotme duke u ndëshkuar me karton…

7 hours ago