sport

VIDEO/ Interi me “ndihmë” edhe në Europë, gazeta italiane: Goli i Pios duhej anuluar, gabim për t’i hequr licencën gjyqtarit

Polemikat rreth gjykimit ndjekin Interin edhe në arenën ndërkombëtare. Zikaltrit e mbyllën ndeshjen ndaj Bodo/Glimt me disfatën 3-1, të mbajtur në lojë për kualifikimin nga goli i Pio Espozitos. Por me sa duket, edhe ai gol duhej anuluar.

Pasi pamjet e treguara nga kamerat në fushë, shfaqnin prekje të topit me dorë të njëpasnjëshme të Karlos Augusto dhe vetë Pio Espozito para se sulmuesi të godiste topin për ta çuar në rrjetë.

Të lidhura

None found

SHIH VIDEON

“Corriere Dello Sport” në moviolën që i ka bërë ndeshjes, e ka cilësuar këtë një gabim shumë të rëndë të gjyqtarit, nga ato për të cilat të hiqet licenca.

“Do të ishte një gabim i rëndë, nga ato që të hiqet licenca, ai i Sibert dhe nga asistenti i tij në VAR, Dingert. Ndaj po ruajmë atë 1% mundësi që në VAR të ketë një pamje që qartëson se Pio Espozito nuk ka prekur topin me parakrah/kyçin e majtë, para golit. Ose që t’i jenë fikur të gjitha videot e kësisoj pa asnjë lloj prove, kanë lënë në fuqi vendimin e fushës”, shkruan gazeta italiane e cila i ka vënë notën 4,5 kryesorit.

Leximi që i bëhet rregullores është i qartë: topi që prek krahun/dorën e atij që shënon menjëherë, duhet të jetë i ndëshkueshëm dhe goli të anulohet. Ndaj nuk vlen prekja e topit me dorë të Karlos Augusto, por duhej vlerësuar ndryshe prekja e Espozitos i cili çonte topin në rrjetë. Fajin në këtë rast e merr më shumë VAR-i i cili duhej të sinjalizonte kryesorin, por nuk e bëri një gjë të tillë duke i bërë dhuratë Interit një gol që do e ndihmojë në ndeshjen e kthimit. /panoramasport

të fundit

Triumf 9-1 ndaj Lensit, Fabregas paralajmëron Comon: Duhet të ruajmë përulësinë

Cesc Fabregas ka komentuar fitoren historike të Comos me rezultat 9-1 ndaj Lensit në Ligën e Kampionëve, duke kërkuar nga…

13 minutes ago

Berisha calls for opposition unity: Democrats defended students from the start of the movement

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

22 minutes ago

Suspect believed to be a member of gang that defrauded elderly women arrested in Thessaloniki; €21,200 and valuables seized

Një anëtar i një organizate kriminale që mashtronte gra të moshuara ka rënë në prangat e Policisë në Selanik. [...]…

22 minutes ago

Dritan Goxhaj and Edison Lika released after being detained by police for refusing fines

Dy aktivistët Dritan Goxhaj dhe Edison Lika janë liruar mbrëmjen e kësaj të mërkure, pasi u shoqëruan me forcë nga…

22 minutes ago

Civil Emergencies commander arrives at the scene, raising hopes for the 69-year-old’s fate: He may be found alive

Kërkimet për 69-vjeçarin, Hamit Ibro janë duke vazhduar nën rrënojat e pallatit të shkatërruar nga shpërthimi që ndodhi ditën e…

23 minutes ago

Berisha kërkon bashkimin e opozitës: Demokratët i mbrojtën studentët që në fillim të lëvizjes

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë një takimi me kryetarët dhe sekretarët e degëve të PD-së, ka bërë thirrje…

24 minutes ago