Komiteti teknik i gjyqtarëve në Spanjë ka pranuar se penalltia e akorduar për Kylian Mbappen në sfidën ndaj Racing Santander nuk duhej të jepej. Ngjarja u regjistrua në ndeshjen e xhiros së 11-të të La Ligës.
Sipas gazetës spanjolle AS, komiteti e cilësoi vendimin si gabim serioz të gjyqtarit, në takimin që Real Madridi e fitoi me rezultatin 3-0. Ai vlerësoi se kontakti mes Mbappes dhe mbrojtësit Mateo Prati nuk ishte i mjaftueshëm për të dhënë penallti.
None found
Vendimi për goditjen nga pika e bardhë u mor pasi Mbappe kishte goditur topin brenda zonës. Sulmuesi francez po tentonte të kalonte me shpejtësi Pratin, i cili e preku me dorë teksa ai nisej me topin.
Në emisionin “Tiempo de Revisar”, komiteti shpjegoi se Prati e kishte vendosur krahun përpara Mbappes, por pa ushtruar forcë. Sipas analizës, veprimi nuk përbënte arsye për akordimin e penalltisë.
“Mbappe e kontrollon topin brenda zonës së penalltisë dhe përpiqet të niset shpejt, ndërsa Prati e vendos krahun përpara sulmuesit pa ushtruar mbi të asnjë forcë”.
Në njoftimin e analizës thuhej: “Mes kontaktit dhe rënies nuk ka një lidhje të qartë shkakësore, ndaj nuk bëhet fjalë për penallti. Ky ishte një gabim i qartë dhe serioz i gjyqtarit, ndërsa VAR-i duhej të kishte ndërhyrë”.
Lojtarët e Racing Santander reaguan me zemërim ndaj vendimit gjatë ndeshjes. Tani, vlerësimi i komitetit ka konfirmuar se protestat e tyre ishin të drejta.
Institucionet shëndetësore që kanë lidhur një marrëveshje me Fondin e Sigurimit Shëndetësore do të jenë nën mbikëqyrje të shtuar, me…
Adriano Galliani ka dorëzuar kandidaturën për president të Federatës Italiane të Futbollit (FIGC), përmes një përfaqësuesi, ka mësuar agjencia ANSA.Një…
Eurodeputetja holandeze Tineke Strik ka ngritur shqetësimin për dhunën ndaj protestuesve dhe gazetarëve në Shqipëri, duke theksuar se Bashkimi Evropian…
Gjatë konferencës së mbajtur sot nga Prokuroria Speciale për rastin kundër trafikimit të narkotikëve, pyetur nga mediat për kompetencat e…
Një histori tronditëse dhune në familje po hetohet nga Prokuroria e Milanos, ku një menaxher 51-vjeçar pretendon se është rrahur,…
Real Madridi, Barcelona dhe Atletico Madridi po e monitorojnë situatën e mesfushorit argjentinas, i cili mund të jetë një nga…