sport

VIDEO/ Hap fals i Interit në Seria A, barazon me Atalantan

Inter ka luajtur baras me rezultat 1-1 ndaj Atalantas në kuadër të xhiros së 29-të të Serie A, në një përballje të luftuar deri në minutat e fundit.

Skuadra zikaltër e nisi më mirë ndeshjen dhe arriti të kalojë në avantazh në minutën e 26-të. Talenti Francesco Pio Esposito përfitoi nga një pasim i bukur brenda zonës dhe realizoi me një goditje të saktë të ulët në mes të portës, duke kaluar Interin në epërsi 1-0.

Të lidhura

None found

Pas golit, vendasit kontrolluan ritmin e lojës dhe arritën të neutralizonin përpjekjet e Atalantës, e cila nuk krijoi shumë rrezik në pjesën e parë. Pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Interit.

Këmbëngulja e mysafirëve u shpërblye në minutën e 83-të, kur pas një aksioni në zonë topi përfundoi te Nikola Krstovic, i cili reagoi shpejt dhe e dërgoi topin në rrjetë për të barazuar shifrat në 1-1.

Pas golit pati edhe një moment tensioni, pasi gjyqtari Gianluca Manganiello urdhëroi kontrollin e aksionit nga sistemi VAR për një faull të mundshëm, por goli u konfirmua.

Deri në fund të takimit, të dy skuadrat tentuan të gjenin golin e fitores, por rezultati mbeti i pandryshuar dhe ndeshja përfundoi me barazim 1-1.

Pas këtij rezultati, Interi vazhdon të mbetet lider në Serie A me 68 pikë, tetë më shumë se AC Milan që renditet në vendin e dytë me 60 pikë.

Megjithatë, Milani ende nuk e ka zhvilluar ndeshjen e kësaj xhiroje dhe do të përballet me Lazion, ku mund të ngushtojë diferencën në tabelë./Telegrafi/

të fundit

Parandalohet kontrabanda e 200 mijë eurove në Tabanoc, shtetasi hungarez fsheh valutën në disa vende

Drejtoria e Doganave njofton se është parandaluar përpjekje për të importuar ilegalisht valutë të padeklaruar në vlerë prej 200 mijë…

2 minutes ago

Bedri Halimi lirohet nga akuzat në rastin “Brezovica”: Pretendimet ndaj meje nuk kishin prova

Kryeinspektori i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Bedri Halimi, është shpallur i pafajshëm në rastin e njohur si “Brezovica”.…

8 minutes ago

Video/ Trump mbërrin në OKB me Melanian dhe përplaset me gazetaren e CNN: Nuk duhej të ishit këtu

Presidenti amerikan Donald Trump ka mbërritur në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, i shoqëruar nga Zonja e…

13 minutes ago

Shkarkimi i kreut të SHISH, Bardhi kërkon dorëheqjen dhe ndjekjen penale të Ramës: Hyseni i shërbeu krimit të organizuar

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për largimin e…

16 minutes ago

Ambasada amerikane: Bashkëpunimi SHBA-Shqipëri rrit sigurinë e komuniteteve

Ambasada amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjete sociale ka ndarë pamje dhe detaje nga Sesioni i 42-të i…

16 minutes ago

Davide Marchisio ndjek gjurmët e babait, firmos kontratën e parë profesionale me Juventusin

Historia e familjes Marchisio me Juventusin po vazhdon edhe përmes gjeneratës së re. Davide Marchisio, djali i madh i ish-mesfushorit…

24 minutes ago