Shqipëria U-16 e ka nisur me sukses serinë e dy miqësoreve ndaj Malit të Zi U-16, pasi triumfoi 1-0 në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës.
Takimi u vendos në minutën e 80-të. Denian Avdylaj, futbollisti i Partizanit, ekzekutoi goditjen e dënimit dhe shënoi golin që i dha kuqezinjve fitoren në këtë përballje.
None found
45 minutat e para përfunduan me rrjeta të paprekura, 0-0. Të dyja skuadrat patën mundësi për të kaluar në avantazh, ndërsa Shqipëria u përpoq në disa raste të rrezikonte portën e Malit të Zi, por pa gjetur finalizimin.
Edhe pas pushimit, ekipi kuqezi vazhdoi të kërkonte golin. Trajneri Armand Dama kreu disa zëvendësime, duke aktivizuar lojtarë të tjerë dhe duke u dhënë minuta pjesëtarëve të ndryshëm të grupit.
Në formacionin titullar të Shqipërisë e nisën ndeshjen Aliaj në portë, si dhe Hazizaj, Muharremi, Avdylaj, Elqeni, Taci, Sina, Ramadani, Kopani, Mehmeti dhe Perkola.
Për stafin teknik, kjo ndeshje shërbeu si një mundësi për të testuar alternativa të ndryshme dhe për të vlerësuar futbollistët në kuadër të përgatitjeve për aktivitetet e ardhshme të Kombëtares U-16.
Dy përfaqësueset do të përballen përsëri më 27 gusht. Ndeshja e dytë miqësore do të zhvillohet në Mal të Zi dhe do të nisë në orën 11:00.
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…
Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…
Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…
FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...
Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…