Categories: sport

Shqipëria U-17, publikohet lista për dy miqësoret e shtatorit ndaj Malit të Zi

Shqipëria U-17 do të përballet dy herë me Malin e Zi në kuadër të përgatitjeve për raundin e parë të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë. Takimet do të zhvillohen më 25 dhe 28 shtator.

Të lidhura

None found

Trajneri Armand Dama do ta shfrytëzojë këtë përballje ndërkombëtare për të provuar ekipin dhe për të vlerësuar më nga afër lojtarët që ka në dispozicion.

Për dy sfidat miqësore, tekniku kuqezi ka grumbulluar 21 futbollistë, të cilët do të synojnë të bindin me paraqitjet e tyre në fanellën e Shqipërisë.

Lista e lojtarëve të përzgjedhur nga trajneri Armand Dama është si më poshtë:

Portierë: Bleron Celiku, Rei Shpuza.

Mbrojtës: Drilon Ibrahimi, Denis Nikolli, Rian Neza, Albion Muji, Jon Ajvazi, Aendi Cekrezi.

Mesfushorë: Eldin Veliu, Tom Keqi, Sebastian Sina, Angelos Como, Rajan Dybeli, Heldi Kopliku, Roan Laze.

Sulmues: Sebastian Gjeka, Haxhi Rrena, Fabio Hyseni, Lorent Zhara, Gentjan Sharka.

Grumbullimi i skuadrës do të nisë më 21 shtator në Shkodër. Sfida e parë kundër Malit të Zi do të luhet në Podgoricë, më 25 shtator në orën 16:00. Tri ditë më pas, më 28 shtator, Shqipëria U-17 do të presë malazezët në stadiumin “Loro Boriçi”, me ndeshjen që do të nisë në ora 11:00.

të fundit

Albert Sylaj arrested after two days on the run

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Albert Sylaj arrestohet pas dy ditësh në arrati

Albert Sylaj, i dyshuari për vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë të Pejës, është arrestuar mbrëmjen e së martës, pas…

2 hours ago

Aulon Kalaja claims Rama is negotiating his departure from office: The debate over criminal liability

Aktivisti Aulon Kalaja, ka bërë deklarata të forta lidhur me një largim të mundshëm të kryeministrit Edi Rama nga pushteti,…

3 hours ago

Oferta saudite ndryshon planet e Sancho-s: anglezi refuzon Getafen

Jadon Sancho ka vendosur të mos transferohet te Getafe, pasi ka marrë një ofertë joshëse nga Arabia Saudite, raporton eksperti…

3 hours ago

VIDEO/ Fleetwood surprizon Arsenalin dhe shkruan historinë në Kupën e Anglisë

FleetwoodFleetwood ka shkruar historinë duke eliminuar nga Kupa e Anglisë, EFL Cup, Arsenalin [...]Read More...

3 hours ago

Polemika e Mbappés në Kinë mund t’i sjellë Real Madridit humbje prej miliona eurosh

Polemikat rreth Kylian Mbappes në Kinë po shkaktojnë pasoja që mund të prekin edhe Real Madridin. Pas kërkimfaljes së sulmuesit…

3 hours ago