Unionistas de Salamanka është ekipi që ka befasuar sot Villarealin në Kupën e Mbretit. Skuadra nga liga e tretë spanjolle ka eliminuar “nëndetësen e verdhë“ në raundin e 1/16-ve. Pas barazimit 1-1, ishin goditjet e penalltive ato që shpallën fituesin. Fati nga 11 metërshat u buzëqeshi lojtarëve të Unionistas de Salamakës.
Pas Villarealit, në fazën e 1/8-ve e pret Barcelona. Megjithatë, nuk fakt nuk i shqetëson aspak. Përkundrazi, i ka gëzuar pa masë. Futbollistët dhe stafi kanë mësuar në dhomën e zhveshjes se cilin kundërshtar do të kenë në raundin pasardhës dhe sapo kanë dëgjuar emrin e Barcelonës kanë shpërthyer në një festë të çmendur. Një ndeshje që do të jetë e gjitha për t’u shijuar për lojtarët e Unionistas de Salamakës. /Sport Ekspres/
Dashi Të lindur më: 21 Mars - 19 Prill Sot mund të ndiheni më të lidhur emocionalisht me partnerin apo…
Dita e nesërme pritet të shoqërohet me rreshje intensive shiu në qytetin e Durrësit. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se për…
Çmimi i Bitcoin, kriptomonedha më e madhe në botë, ka rënë nën nivelin e 53,300 eurove, duke shënuar një nga…
Shtëpia e Bardhë ka paralajmëruar Iranin se Trump 'ka shumë opsione' përveç diplomacisë. Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë…
Nuk ka një ditë të qetë për Cristiano Ronaldon, as për ditëlindje. Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al…
Kryetari i “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj ka deklaruar se kryeministri Rama ka tentuar dy herë ta bindte të bëhej me…