Nuk ka një ditë të qetë për Cristiano Ronaldon, as për ditëlindje. Pavarësisht se u kthye në stërvitje me Al Nassr, ylli portugez i futbollit duket se po e vijon protestën e tij. Sipas të përditshmes arabe ‘Al Arriyadiyah’, Cristiano Ronaldo nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen me Al Ittihad që do të luhet pasditen e kësaj të premteje dhe do të jetë ndeshja e dytë radhazi që Ronaldo do të humbasë për shkak të zemërimit të tij ndaj Fondit PIF dhe drejtuesve të Ligës Arabe që lejuan kalimin e Karim Benzema te Al Hilal.
Kjo e përditshme nuk dha detaje të tjera, por Ronaldo nuk ka asnjë dëmtim e madje të mërkurën ai postoi një foto të tij duke u stërvitur dhe për këtë arsye kjo mungesë e tij interpretohet si një protestë tjetër e Ronaldos për të shfaqur pakënaqësinë ndaj dickaje që ai e konsideron si një padrejtësi ndaj skuadrës së tij në këtë sesion të merkatos dimërore. Ky i Ronaldos është një qëndrim për të cilin nuk e dimë se i çfarë kalibri është dhe se çfarë peshe do të ketë më vonë
None found
Cristiano Ronaldo rinovoi verën e kaluar deri në vitin 2027 e për më tepër e përforcoi më shumë impenjimin e tij me vendin saudit duke u shndërruar në ambasadorin e Botërorit 2034. Por tani me këtë situatë, e ardhmja e tij është në dyshim. Sipas të përditshmes portugeze, ‘Record’ zbuloi një klauzolë teorike sekrete për zgjidhjen e kontratës së Ronaldos në fund të sezonit 2025/26 prej 50 milionë eurosh që është një shifër e rëndësishme. Gjithnjë sipas ‘Record’ nuk përjashtohet mundësia që Cristiano Ronaldo të kthehet në Evropë apo të shkojë në SHBA për të vijuar karrierën e tij.
MPB Maqedoni njofton se nga 2 deri më 4 tetor, pjesëtarët e ministrisë, përmes ekipit të koordinuar Task Force, kanë…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi, është ndaluar nga protestuesit teksa po tentonte të largohej nga objekti i Kuvendit të…
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka kërkuar që Projektligji për ndryshimin dhe…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Egzon Azemi, ka reaguar lidhur me debatet për votimin në lexim të dytë të ndryshimeve në…
Protestuesit po vazhdojnë të qëndrojnë para Kuvendit të Kosovës, duke bërë thirrje për votimin e ligjit për Dhomat e Specializuara.…
Gjykata e Apelit ka vërtetuar vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë me të cilin e pandehura Jelena Gjukanoviq u dënua…