sport

VIDEO/ Egnatia trondit Vllazninë dhe feston mes kaosit në “Air Albania”

Egnatia mposht Vllazninë në një ndeshje plot emocione dhe i afrohet shumë titullit kampion. Skuadra e drejtuar nga Nevil Dede arriti të fitojë me shifrat 1-2 në “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për javën e dytë të Final 4.

Ndeshja nisi me Vllazninë më të uritur dhe më ofensive, por goli erdhi në anën tjetër në minutën e 39-të. Eljon Sota shfrytëzon në perfeksion një kros nga e djathta dhe me një gjuajtje shumë të kalibruar me kokë arrin të tundë rrjetën.

Të lidhura

None found

Goli i jep qetësi skuadrës rrogozhinase, që luan më e tërhequr dhe i lë terren Vllaznisë. Shkodranët janë të parashikueshëm dhe Egnatia arrin t’i neutralizojë. Por kjo situatë zgjat deri në minutën e 77-të kur Qato përfiton nga një top i kthyer nga shtylla dhe arrin të tundë rrjetën më kokë.

Por avantazhi zgjat shumë pak, sepse Fangaj telekomandon sërish një kros nga e djathta dhe Adjessa koordinohet në perfeksion për të realizuar një tjetër gol fotokopje dhe rikthyer avantazhin.

Ky moment i golit pasohet nga një tension i madh në fushën e lojës, ku stafet dhe dy ekipet u përleshën me njëri-tjetrin, me protagonistë kryesorë Aleksin dhe Gurishtën.

Ky moment i kushton Egnatias, sepse kapiteni largohet me kartonin e dytë të verdhë dhe lë ekipin me një lojtar më pak, kur u dhanë 11 minuta shtesë. Egnatia sakrifikon deri në fund dhe merr një fitore, që e afron me titullin, megjithëse do të duhet të shihet rezultati i ndeshjes Elbasani-Dinamo dhe dy ndeshjet e raundit të fundit.

SHIKONI PAMJET: VIDEO

të fundit

US Generals Warn Hegseth: War in Iran Could Weaken US Response to Global Crises

Zyrtarë të lartë ushtarakë amerikanë thuhet se i kanë paralajmëruar Sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, se një operacion i zgjatur…

12 seconds ago

Dy humbje në dy javë, Tirana shfaq probleme në çdo repart

TiranaDy ndeshje të zhvilluara këtë edicion të ri në Abissnet Superiore, dy humbje dhe bilanc që tremb shumë te Tirana,…

4 minutes ago

Pezeshkiani në Bishkek për samitin e SCO-së, takimi me Putinin në axhendë

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, ka mbërritur në Bishkek të Kirgistanit, ku do të marrë pjesë në samitin e Organizatës…

10 minutes ago

BDI kundërshton ridestinimin e 6 milionë eurove për bulevardin “Hasan Prishtina

Ish-Zëvendësministri për Transport dhe Lidhje nga radhët e BDI-së, Bekim Rexhepi sot kritikoi vendimin për ridestinimin e 6 milionë eurove…

14 minutes ago

Qeveria nuk i ka kompensuar karburantin, Shoqata e Transportit Publik: Nga 1 shtatori reduktohet me 20-30% flota e autobusëve

Operatorët e transportit publik paralajmërojnë reduktimin e flotës nga 1 Shtatori, për shkak të kostove të larta të operimit dhe…

15 minutes ago

Dy të pandehur pranojnë fajësinë për bllokimin e rrugëve në veri, gjykimi shtyhet

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë në seancën fillestare në gjykimin lidhur me barrikadat më 2022 në Komunën e Zveçanit, është…

16 minutes ago