Një vajzë 23-vjeçare nga Southampton, Angli, ka ngritur biznesin e vet në fushën e bukurisë, pasi në moshën 16-vjeçare mori vendimin të linte shkollën për t’u përkushtuar profesionit të parukieres.
Sipas saj, arsimimi i mëtejshëm nuk përkonte me synimet që kishte, prandaj në vitin 2019 filloi një praktikë profesionale në parukeri. Udhëtimi drejt kualifikimit rezultoi i vështirë, sepse asaj iu desh të ndërronte nëntë sallone para se të merrte diplomën profesionale me rezultate të shkëlqyera në moshën 20-vjeçare.
None found
Me 15 mijë funte të kursyera nga puna, Kaci investoi në rinovimin e një hapësire mbi një berberhane dhe aty, në gusht të vitit 2023, hapi sallonin e saj të parë të quajtur “LoLo’s Boutique”.
Në fillim, fitimet e biznesit ishin modeste, por me ndihmën e klientëve të mëparshëm, rekomandimeve dhe pranisë në rrjetet sociale, ajo arriti të gjenerojë rreth 45 mijë funte fitim në vit.
Më 21 nëntor, 23-vjeçarja inauguroi sallonin e dytë, “LoLo’s Hair and Beauty”, ku planifikon të punësojë pesë parukiere të reja. Me këtë zgjerim, ajo shpreson të rrisë fitimet vjetore deri në rreth 58 mijë funte.
Kaci thekson se përvoja praktike dhe zgjedhja e një profesioni që e do kanë luajtur një rol kyç në rrugëtimin e saj. Ajo u bën thirrje të rinjve që e dinë çfarë duan të bëjnë në jetë, që t’i shohin praktikat profesionale si një rrugë për të ndërtuar karrierën e tyre.
Edon Zhegrova mund të jetë një nga emrat më të përfolur në afatin kalimtar të janarit, pasi në mediat italiane…
Barcelona po vazhdon të investojë te talentët e rinj dhe një prej basteve më të mëdha të klubit për të…
Leonard Ademaj, vëllai i Liridona Ademajt, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila ka vërtetuar dënimet e…
"Administrata shtetërore nuk mund të jetë një grumbull zgjidhjesh individuale të veçanta, të krijuara në rrethana të ndryshme. Ajo duhet…
SPB Strumicë, drejtuar Prokurorisë Themelore Publike Strumicë, ka paraqitur kallëzim penal kundër R.S. (50) nga Strumica, mbi dyshime të bazuara…
Qytetarët janë rikthyer sërish në protestë para Kryeministrisë në Tiranë, kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë. Të rinj, studentë dhe…