sport

Video e CR7 që shkatërron mbrojtësit e Premier League bëhet virale

Cristiano Ronaldo kaloi një sezon jo të mirë me skuadrën e tij Manchester United në Premier Ligë.

Në nivel individual, Ronaldo ka shënuar 24 gola në 38 ndeshje në të gjitha garat për United, por pavarësisht kësaj, ylli portugez po fajësohet për sezonin e tmerrshëm të “Djajve të Kuq”.

Të lidhura

None found

United përfundoi në pozitën e gjashtë në Premier Ligë, duke fituar vetëm 16 nga 38 ndeshjet e tyre, ndërsa ky ishte një tjetër sezon pa trofe për gjigantin anglez, përcjell KosovaPress.

Ideja se Ronaldo ishte fajtor, për shkak të mungesës së presionit, humbi besueshmërinë sa më shumë që sezoni vazhdonte, ndërsa ai vazhdimisht po shpëtonte bashkë-lojtarët e tij të skuadrës.

Ai është sigurisht një lojtar krejtësisht i ndryshëm nga ai që kemi parë në Premier Ligë më parë, në aventurën e tij të parë me United.

Mes viteve 2003 dhe 2009, Ronaldo mahniti Premier Ligën me disa nga paraqitjet më emocionuese që ishin parë ndonjëherë. Në atë kohë, ai ishte një anësor i ndërlikuar me ritëm dhe dhunti për të poshtëruar mbrojtësit. Dhe ai e bënte këtë rregullisht.

Dhe për t’i kujtuar të gjithëve se sa i mirë ishte ai në atë kohë, një video përmbledhëse është bërë virale që thotë “Fëmijët e ditëve të sotme nuk do ta dinë kurrë se sa keq i shkatërronte Cristiano Ronaldo mbrojtësit në Premier Ligë”.

Ndërkaq, videon në fjalë e gjeni më poshtë.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

45 minutes ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

51 minutes ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

1 hour ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

1 hour ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

1 hour ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

1 hour ago